web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tensionet në protestën studentore/ Koçiu: Dhuna e orkestruar nuk është zgjidhje

13 Tetor 2026, 17:08, Politikë CNA

Tensionet në protestën studentore/ Koçiu: Dhuna e orkestruar

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në profilin e saj në ‘Facebook’ për momentet e dhunës gjatë protestës studentore para Ministrisë së Arsimit.

Sipas Koçiut, degradimi i protestës në dhunë të orkestruar nuk nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje.

Reagimi i plotë:

E trishtë të shohësh se si kultura e protestës degradon në një dhunë të orkestruar dhe, me sa duket, të “provokuar” rëndë nga pllakat e trotuareve.

Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje. Zhurma e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë gjuha me të cilën i ka hije rinisë të shprehet, por zakoni i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë e tyre politike./CNA





Lajmet e fundit nga