E martë, 13 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Policia e Kosovës gjen arsenal armësh në Zubin Patok, sekuestrohen granata dhe mjete të tjera ilegale

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion, granata dore dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut.

Sipas Policisë, operacioni është realizuar sot në veri të vendit pas informacioneve të pranuara nga qytetarët. Zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut kanë pranuar informacione se në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale.

Reklamë

Në rastin e parë, në fshatin Parucë të Zubin Potokut, policia ka kontrolluar një objekt të pabanuar, përkatësisht një shtallë për ushqimin e bagëtive. Aty janë gjetur dhe konfiskuar 141 fishekë të armës së gjatë, 21 fishekë të armës së gjatë me krehër, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, katër granata dore, një tytë e pushkës së gjuetisë, 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, një pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, sfera për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, kapsolla dhe tamponë për fishekë, një maskë gazi ushtarake dhe një bajonetë ushtarake.

Në rastin e dytë, në fshatin Ranqiq të Zubin Potokut, njësitë policore kanë kontrolluar një objekt të pabanuar, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të shkurtër, katër granata dore dhe 2056 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Reklamë

Lidhur me këto raste, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilat kanë tërhequr mjetet shpërthyese në mënyrë të kontrolluar.

Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.