Rama takohet me kryeministrin e Luksemburgut: Nga marsi 2027, fluturime direkte me Shqipërinë
Në prag të konferencës ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se nga muaji mars i vitit 2027, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë ajrore kombëtare Luxair.
“Me kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Nga marsi edhe Luksemburgu do të ketë fluturimin direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë së flamurit Luxair”, shkruan Rama.
Ndërkohë, sot në Luksemburg pritet të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare për mbylljen e bisedimeve për kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
Përplasjet para Ministrisë së Arsimit, deputetja Koçeku thirrje ministrit Demo: Mbroni studentët
Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit, mban në prehër Gegën, nipin e ish-drejtuesit të UÇK-së
Shtëpia e Bardhë i kërkon dorëheqjen ambasadores së SHBA-së në Greqi pas akuzave për sjellje të papërshtatshme
- 17:23 Kreu i MI5 paralajmëron: Rusia është “agresori numër një” dhe rreziku i terrorizmit të inteligjencës artificiale po rritet
- 17:16 BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën
- 17:16 Lituania investon mbi 38 milionë dollarë në infrastrukturën e karburantit ushtarak
- 17:03 Përplasjet para Ministrisë së Arsimit, deputetja Koçeku thirrje ministrit Demo: Mbroni studentët
- 16:49 Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit, mban në prehër Gegën, nipin e ish-drejtuesit të UÇK-së
- 16:42 Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë