web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhunë ndaj gazetarëve në protestë/ AGSH: E papranueshme, të ndalohen menjëherë sulmet

13 Tetor 2026, 17:35, Aktualitet CNA

Dhunë ndaj gazetarëve në protestë/ AGSH: E papranueshme,

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pasi dy gazetare janë dëmtuar ose cenuar gjatë protestës studentore që zhvillohet sot para Ministrisë së Arsimit.

Në një qëndrim paraprak, AGSH bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve.

Reagim paraprak

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndalojë menjëherë sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.

Nga raportimet e paraprake Policia e Shtetit ka dëmuar fizikisht gazetaren e FaxNews Fatime Halmusa, ndërsa ka penguar forcërisht ekipin e A2CNN për të raportuar nga protesta që po ndodh aktualisht para Ministrisë së Brendshme.

Problematika raportojnë edhe mediat e tjera.

Kjo është e papranueshme dhe meriton trajtim urgjent nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria.





Lajmet e fundit nga