Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri/ ‘Benz-i’ ishte në pronësi të bashkëshortes së tij dhe i parkuar pranë Gjykatës Civile (PAMJET)
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
SPAK goditi grupin kriminal për trafikimin e klandestinëve, zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve 13 Tetor, 09:19 ...
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë 12 Tetor, 20:52 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
Sipas njoftimit të bërë publik, gjatë tubimit janë shoqëruar 23 protestues për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa situata vijon të jetë ende e tensionuar.
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me shoqërimet e bëra ditën e sotme gjatë protestës së organizuar para godinës së Ministrisë së Asrimit. Sipas njoftimit të bërë publik, gjatë tubimit janë shoqëruar 23 protestues për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa situata vijon të jetë ende e tensionuar.
Protesta nisi rreth orës 14:00, në mënyrë paqësore ndërsa më tej u përshkallzua me dhunë fizike nga forcat policore si dhe shoqërime të shumta të studentëve dhe aktivistëve.
Reagim i Policisë së Shtetit:
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë tubimit që do të zhvillohej mesditën e sotme, në afërsi të godinës së Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit hartoi një plan masash, në zbatim të ligjit dhe procedurave standarde të punës.
Gjatë zhvillimit të tubimit, një grup pjesëmarrësish kanë kryer veprime të dhunshme, duke dëmtuar rrethimin e jashtëm dhe më pas për të hyrë në oborr, kanë dëmtuar edhe portën hyrëse. Gjithashtu, kanë vijuar të thyejnë dhe të dëmtojnë me pllaka guri dhe sende të forta xhamat dhe fasadën e godinës.
Punonjësit e Policisë u kanë bërë thirrje të ndalonin sulmin ndaj institucionit, por ata kanë vijuar të godasin punonjësit e Policisë me molotovë, kapsolla, gurë dhe sende të forta. Punonjësit e Policisë u kanë bërë sërish thirrje personave të dhunshëm që të ndalonin sulmin dhe të dilnin nga oborri i godinës së Ministrisë, por pjesëmarrësit nuk u janë bindur thirrjeve të përsëritura të Policisë.
Në këto kushte, në përputhje me ligjet në fuqi dhe procedurat standarde të punës, strukturat e Policisë kanë ndërhyrë në mënyrë proporcionale për neutralizimin e autorëve të këtyre veprimeve dhe rivendosjen e rendit. Njëkohësisht, kanë shoqëruar 23 prej tyre për veprime të mëtejshme procedurale.
Si pasojë e sulmit nga persona të maskuar, pjesëmarrës në protestë, janë lënduar 6 punonjës policie të Forcës Kombëtare të Sigurisë, si dhe një shtetase, gazetare. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë këtij tubimi.
Policia e Shtetit thekson sërish angazhimin e saj për të garantuar plotësisht ushtrimin e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor dhe fton pjesëmarrësit në tubime që të mos bëhen pjesë e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, pasi do të përballen me pasojat penale që parashikon ligji./Dosja.al
Pamje TIRANA- Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit vijon të shoqërohet me tensione dhe akte dëmtimi ndaj godinë...
pamje nga protesta TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas tensioneve gjatë protestës së student...
pamje gjatë tubimit TIRANË- Protesta e organizuar para godinës së Ministrisë së Arsimit vijon prej tre orësh mes tensioneve...
pamje TIRANË- Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë prej rreth tre orësh përpara Ministrisë s&eu...
Pamje TIRANA- Situata te Rruga e Durrësit është përshkallëzuar sërish, pasi studentët i kanë vënë...
pamje nga protesta TIRANË- Protesta para godinës së Ministrisë së Arsimit po vijon prej disa orësh. Pas shpër...
pamje TIRANË- Protesta e organizuar ditën e sotme para godinës së Ministrisë së Arsimit, ka vijuar me tensione të shumta. N...
Pamje TIRANA- Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku disa studentë shfaqen t&e...
Pamje TIRANA- Protesta e studentëvë para Ministrisë së Arsimit në rrugën e Durrësit, vijon të shoqërohet me tensi...
pamje TIRANË- Protesta e zhvilluar ditën e sotme në ambientet para godinës së Ministrisë së Arsimit, ka marrë p&e...