Rama nga Luksemburgu: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull të negociatave me BE-në

13 Tetor 2026 | 17:56

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Luksemburgu se Shqipëria do të mbyllë sot një tjetër kapitull në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u shpreh optimist për ecurinë e procesit, duke theksuar se synimi është mbyllja e sa më shumë kapitujve brenda këtij viti.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është i pandalshëm, ndërsa bëri të ditur se ka zhvilluar edhe disa takime që, sipas tij, kanë qenë inkurajuese për hapat e ardhshëm të procesit.

“Jemi kthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të rikonfirmuar se përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë, sapo kam zhvilluar disa takime inkurajuese për atë që vjen më pas. Planet janë ambicioze brenda këtij viti”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se qeveria shqiptare synon të avancojë më tej me negociatat dhe se pala shqiptare do të jetë në përputhje me afatet e përcaktuara.

“Synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur se, sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap plotësisht në përputhje me afatet. Nuk do të thosha shifrën se sa kapituj do të mbyllen, por sot do të mbyllim edhe një kapitull tjetër, që bëhen katër gjithsej. Kanë mbetur të paktën edhe dyfish më shumë, që pritet të jetë shifra, të paktën për këtë vit, por le të shohim”, përfundoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama takohet me kryeministrin e Luksemburgut: Nga marsi 2027, fluturime direkte me Shqipërinë

Në prag të konferencës ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe...
17:36 | 13/10/2026

Përplasjet para Ministrisë së Arsimit, deputetja Koçeku thirrje ministrit Demo: Mbroni studentët

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve të ndodhura këtë të martë gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, teksa i ka bërë një...
17:03 | 13/10/2026

Bojkoti i avokatëve, Xhafaj: ILD mund të ndërhyjë! Kryeinspektori Metani: Nuk varet vetëm nga ne

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale këtë të martë ka trajtuar dhe diskutuar lidhur me bojkotin e avokatëve. Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj...
12:00 | 13/10/2026