Lajmi i fundit

TASK-FORCE/ Përgjaket protesta e studentëve kundër Narkoshtetit

'Studentët nuk ndalen, policia arrestoi edhe të plagosur'/ Anjeza Marku: Do të protestojmë derisa policia të tërhiqet!

17:31, 13/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e studenteve dhe dhuna barbare e policisë ndaj tyre ishte temë e diskutimit në emisionin TaskForce me Sonila Meço në Syri TV.
Dhuna policore ka qenë jopropocionale ndaj studentëve. E ftuar në lidhje të drejtpërdrejtë, Anjeza Marku, studente ka treguar përshkallzimin e dhunës polisisë ndaj tyre.

“Unë nuk jam pjesë e grupit organizator, jam student e thjeshtë, protestuese. Është kërkuar prej më shumë se 130 ditëve dorëheqja e qeverisë, jo vetëm e Edi Ramës po e gjithë qeverisë. Dhe për 130 ditë nuk është marrë asnjë përgjigjë ashtu siç duhet. Prandaj studentët u mblodhën të gjithë bashkë dhe e gjitha sa po ndodh sot është një përgjigjë. Ndryshimin në Shqipëri mund ta bëjnë vetëm të rinjtë. Jemi të gjithë studentët këtu dhe disa kanë ardhur nga universitetet e tyre, nga Politekniku, disa kanë ardhur individualisht. Ka shumë të rinj. Në kemi menduar që të bëhet një thirrje për t’u mbledhur, nuk kemi menduar çfare do ndodhi dhe si do vijojë. Kam parë që një djalë i ri ishte çarë në ballë, por edhe pse ishte ashtu nuk pati asnjë lloj altruizmi nga policia dhe u arrestua. Ne sot do të rrimë në protestë derisa policia të tërhiqet mbrapsht.”, - u shpreh studentja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco