Lajmi i fundit

TASK-FORCE/ Përgjaket protesta e studentëve kundër Narkoshtetit

Eskiu: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon nga burgosja e Edi Ramës, studentët kanë ndezur revoltën

Eskiu: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon nga burgosja e Edi Ramës, studentët kanë ndezur revoltën

17:54, 13/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Erges Eskiu, komentoi në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV protestën e studentëve dhe klimën e pakënaqësisë ndaj qeverisë Rama.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe revoltës së të rinjve, Eskiu deklaroi se, sipas tij, kryeministri po përpiqet të shmangë përballjen me situatën dhe të mbajë nën kontroll pakënaqësinë që po rritet në shoqëri.

Gjatë diskutimit, Eskiu e cilësoi nervin e studentëve si të jashtëzakonshëm dhe e krahasoi protestën e tyre me atë të zhvilluar pas vrasjes së Klodian Rashës.

Ai lëshoi akuza të forta politike ndaj kryeministrit, duke deklaruar se “Rruga e Shqipërisë drejt BE-së shkon nëpërmjet burgosjes së Edi Ramës” dhe se, pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur imazhin e pushtetit, Rama po mundohet, sipas tij, të shtyjë përballjen me realitetin politik.

Diskutimi në studio:

Meço: E kam parë të postuar edhe në Facebook-un tënd thirrjen për sot në 13 tetor. Dëgjova një kolegun tënd pedagog sot tek ne, më duket e thoshte, që nga 93 studentë kanë përfunduar vetëm me 3 të tillë. Nuk ke nevojë të flasësh, të kuptosh më shumë jo vetëm për shpopullimin, por edhe për politikat arsimore... Erges, çfarë është duke ndodhur? Çfarë është kjo që po ndodh sot?

Eskiu: Kjo është ajo që Rama ka munduar ta shmangi prej fillimit të verës Sona. Edhe Bledi e ka qejf domethënë atë shprehjen, që shpesh shteti është i fortë deri ditën e pas të rrëzohet. Rama gjithmonë mundohet dhe po përpiqet ta fshehi atë tenxheren që është duke shpërthyer, po mundohet që ta mbajë e të mos shpërthejë duke marrë Rama dhe gjithë shpurën e tij... Ma beso, dëshira ime për Edi Ramën shkon: largohu sa më parë. Rruga e Shqipërisë drejt BE-së shkon nëpërmjet burgosjes së Edi Ramës. Nuk ka rrugë tjetër. Këta studentë e nisën me një protestë paqësore, por kjo është më e fortë se protesta për Klodian Rashën. Nervi i studentëve është i jashtëzakonshëm. Unë e kam thënë dy ditë më parë, kur kaloi harta e re territoriale... revolta ka qenë e jashtëzakonshme. Pra, Rama sado që mundohet të hiqet si i fortë, sado të mundohet të nxjerrë këtë, të nxjerrë atë, të tregojë që është ende i pushtetshëm te partia e vet... E gjitha kjo është subkoshienca e Ramës, janë frikërat e Ramës, kompromiset e Ramës që mundohen të fshehin realitetin. Tashmë ky person po mundohet me çdo kusht të zvarritet... 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco