Konferenca e 4-t Ndërqeveritare me BE-në, Rama: Me mbylljen e ndërmjetme të kapitullit 20, hedhim hap vendimtar drejt BE

13 Tetor 2026, 18:30Politika TEMA
Konferenca e 4-t Ndërqeveritare me BE-në, Rama: Me mbylljen e

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së katërt ndërqeveritare me Bashkimin Europian, falënderoi Presidencën irlandeze, komisioneren Marta Kos dhe vendet anëtare për mbështetjen në procesin e integrimit.

Rama tha se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë përpara, por është e përgatitur për t’ia dalë, ndërsa shprehu shpresën për më shumë progres deri në mbajtjen e samitit të ardhshëm të Planit të Rritjes dhe Forumit të Investimeve në Tiranë.

“Falenderime për Presidencën irlandeze dhe për Martën dhe ekipin e saj. Së fundmi, në radhë, por jo nga rëndësia, falënderoj të gjitha vendet anëtare për besimin, mbështetjen dhe angazhimin gjatë gjithë procesit.

Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë, por jemi të përgatitur për t’ia dalë. Pres me padurim që të mbahet samiti i ardhshëm i Planit të Rritjes, së bashku me Forumin e Investimeve në Tiranë. Deri atëherë, jam plot shpresë se do të kemi bërë edhe më shumë progres”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria dëshiron të bëjë edhe më shumë për të realizuar anëtarësimin.

“Sot Shqipëria ka hedhur një tjetër hap vendimtar drejt vendit të saj të drejtë në BE. Mbyllja e ndërmjetme e kapitullit 20 është njohje më tej e reformave që ka realizuar Shqipëria dhe reformave që vendi ka vazhduar të ndërmarrë. Ju dëgjova qartësisht, i dashur Thomas, ju doni të bëni edhe më shumë, ne duam së paku të bëjmë dyfishin. Le të punojmë së bashku, shqiptarët dhe irlandezët dhe le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet”, tha Rama.

Lini një Përgjigje