web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria mbylli Kapitullin 20/ Rama në Luksemburg: Hap vendimtar, rruga drejt BE-së mbetet e gjatë

13 Tetor 2026, 18:10, Politikë CNA

Shqipëria mbylli Kapitullin 20/ Rama në Luksemburg: Hap vendimtar,

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Luksemburg, ku po zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Rama e cilësoi si një hap të ri vendimtar të vendit drejt BE-së, ndërsa pranoi se ky rrugëtim është ende i gjatë.

 “Shqipëria ka hedhur një tjetër hap vendimtar drejt vendit të saj në Bashkimin Europian. Mbyllja e ndërmjetme e Kapitullit 20 është një njohje më tej e transformimit që vendi vijon të ndërmarrë. Le ta bëjmë këtë shtëpi realitet dhe nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm se progresi matet me reformat e realizuara dhe rezultatet e arritura. E di se kemi rrugë të gjatë për të bërë dhe pres me padurim që të mbahet samiti i radhës në Tiranë”,-tha Rama./CNA





Lajmet e fundit nga