Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet
Shqipëria ka mbyllur kapitullin e katërt në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Gjatë konferencës ndërqeveritare me BE-në, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një tjetër hap përpara në rrugën drejt integrimit, duke theksuar se objektivi i qeverisë është të përshpejtojë procesin dhe të mbyllë të paktën dyfishin e kapitujve brenda këtij viti.
Në fjalën e tij, Rama falënderoi Presidencën irlandeze, komisioneren europiane Marta Kos dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian për mbështetjen e dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit.
Kreu i qeverisë theksoi se mbyllja e kapitullit 20 përbën një vlerësim për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, ndërsa bëri të ditur se ky është kapitulli i katërt që mbyllet brenda pak muajsh.
“Sot Shqipëria ka hedhur një tjetër hap në vendin e saj në Bashkimin Evropian. Mbyllja e kapitullit 20 është një njohje për reformat e ndërmarra nga Shqipëria. Ky kapitull bëhet i katërti që mbyllet brenda pak muajsh. Ne duam së paku të bëjmë 2-fish. Kështu që le ta tundim këtë shtëpi, le ta bëjmë realitet. Sigurisht ne jemi të vetëdijshëm se progresi nuk matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, e dimë që progresi matet mbi të gjitha me reformat e kryera. E dimë që kemi ende rrugë të gjatë përpara. Në të njëjtën kohë pres me padurim të mbahet samiti i ardhshëm i planit të rritjes dhe deri atëherë do kemi bërë edhe më shumë progres”, tha Rama.
“Akuzat janë të pavërteta”, reagon ambasadorja amerikane në Greqi: Do të mbroj emrin dhe reputacionin tim
Shtëpia e Bardhë i kërkon dorëheqjen ambasadores së SHBA-së në Greqi pas akuzave për sjellje të papërshtatshme
LIVE- Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve para Ministrisë së Arsimit, autoboti i ujit shpërndan turmën, shoqërohen disa persona!
- 17:58 “Akuzat janë të pavërteta”, reagon ambasadorja amerikane në Greqi: Do të mbroj emrin dhe reputacionin tim
- 17:57 Demo reagon për protestën sot: Gjashtë efektivë të plagosur, dhuna nuk justifikohet
- 17:56 Rama nga Luksemburgu: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull të negociatave me BE-në
- 17:43 Hakerët sulmojnë frigoriferë në qindra supermarkete në Francë, dhjetëra milionë euro dëme nga prishja e ushqimeve (VIDEO)
- 17:42 Huthi: Arabia Saudite ka goditur një objekt nafte
- 17:37 Përplasjet te Ministria e Arsimit, reagon policia: 23 persona të shoqëruar, 6 efektivë dhe një gazetare të lënduar