E vërteta nuk fshihet dot me propagandë, edhe pse kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka akuzuar kreun e PD, Sali Berisha se mashtron me pamjet nga dhuna e sotme shtazarake e policisë ndaj studentëve gjatë protestës te Ministria e Arsimit.
‘Sali mashtruesi nxirre të plotë videon! Shikojeni kur ky “studenti” godet me pllakën e betonit punonjësit e Policisë së Shtetit’, shkruan Balla në Facebook, duke mashtruar hapur opinionin publik.
Ndërkohë që është publikuar video e plotë që demanton mashtrimin e Ballës, ku duket pamja që i riu po ecte në rrugë e nuk po bënte asgjë, ndërkohë që goditet nga efektivi i policisë...

© SYRI.net