Një aksident me motor i gazetares së “Fiks Fare”, Kamila Xhakaj, u shoqërua me aludime për një “atentat” të mundshëm, ku në skenar u përfshi edhe Belinda Balluku.
Gazetarja u aksidentua pak ditë pasi kishte ndjekur ish-zv.kryeministren për një kronikë televizive. Pas ngjarjes, ajo deklaroi se një makinë i kishte prerë rrugën, duke lënë vend për dyshime se përplasja mund të mos kishte qenë e rastësishme.
Por videoja e aksidentit tregon një tjetër pamje: motori përplaset nga pas me makinën. Pra, një skenë që ngjan më shumë me një aksident të zakonshëm sesa me një atentat të organizuar.
Megjithatë nuk përjashtohet që dikush t’i ketë marrë kontrollin motorit përmes inteligjencës artificiale. Për magjinë e zezë, sigurisht, mbetet gjithmonë vend në skenar!


