web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis ndërtimi i segmentit Bukojçan-Kërçovë në RMV, vlera 139 milionë euro

13 Tetor 2026, 18:35, Kosova & Bota CNA

Nis ndërtimi i segmentit Bukojçan-Kërçovë në

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që shënon një hap të ri në realizimin e Korridorit 8.

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e lidhjeve rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, me vlerë 139 milionë euro.

“Ky segment pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Pollogut me Kërçovën, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave, si dhe duke krijuar kushte më të favorshme për bizneset dhe investimet e reja”, ka thënë Mexhiti.

Sipas tij, Korridori 8 përbën një arterie strategjike për Maqedoninë e Veriut, pasi forcon lidhjet infrastrukturore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, duke lehtësuar qasjen drejt tregjeve evropiane.

“Me nisjen e këtyre punimeve po konkretizohet një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të vendit”, ka nënvizuar Mexhiti./tetovasot





Lajmet e fundit nga