Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri/ ‘Benz-i’ ishte në pronësi të bashkëshortes së tij dhe i parkuar pranë Gjykatës Civile (PAMJET)
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
SPAK goditi grupin kriminal për trafikimin e klandestinëve, zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve 13 Tetor, 09:19 ...
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë 12 Tetor, 20:52 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
• Shqipëria ka mbyllur negociatat për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. • Nga Luksemburgu, kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi po ecën sipas planit dhe se objektivi është që brenda këtij viti të mbyllen edhe më shumë kapituj të negociatave. • Rama deklaroi se Shqipëria synon të përshpejtojë procesin e integrimit europian, ndërsa theksoi se vendi synon të bëjë më shumë përparim në negociata, duke vijuar me reformat dhe përmbushjen e objektivave të anëtarësimit. • Ai tha se suksesi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së nuk matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, por edhe me reformat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura. • Lideri i qeverisë foli edhe për projektin e Jared Kushner në Zvërnec dhe procesin e integrimit europian, gjatë Konferencës së 10-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. • Rama e cilësoi projektin si një investim ambicioz, i cili synon të ndërthurë zhvillimin ekonomik me ruajtjen e natyrës. • Në lidhje me këtë, ai tha se rezultatet e punës së bërë do të prezantohen të mbështetura në fakte, ndërsa ftoi të interesuarit ta shohin nga afër Shqipërinë dhe zhvillimet në vend. • Duke folur për luftën kundër korrupsionit, Rama deklaroi se kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund dhe se askush nuk është mbi ligjin. • Nga ana tjetër, Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi Shqipërinë për përparimin në procesin e integrimit europian. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne, ajo vlerësoi afrimin e politikave industriale shqiptare me ato të BE-së. • Kos theksoi se Shqipëria ka vendosur si objektiv përmbylljen e reformave deri në fund të vitit 2027, një ambicie që sipas saj mbështetet nga Bashkimi Europian.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen i Irlandës Thomas Byrne, deklaroi se Shqipëria duhet të vijojë reformat në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Luksemburg me kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren e Zgjerimit Marta Kos, Byrne theksoi se e ardhmja e Shqipërisë është në familjen europiane.
"Inkurajoj kryeministrin Edi Rama që të vazhdojë reformat. Zbatimi i reformave i jep mundësi vendeve të transformojnë institucionet, ekonominë dhe shoqërinë e tyre. Dua të mbyllim kapitujt të tjerë me Shqipërinë, sepse e ardhmja juaj është në BE", theksoi ai./Dosja.al
LUKSENBURG- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për projektin e Jared Kushner në Zvërnec dhe procesin e integrimit europian, gjatë Konferencës së 10-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Rama e cilësoi projektin si një investim ambicioz, i cili synon të ndërthurë zhvillimin ekonomik me ruajtjen e natyrës.
Në lidhje me këtë, ai tha se rezultatet e punës së bërë do të prezantohen të mbështetura në fakte, ndërsa ftoi të interesuarit ta shohin nga afër Shqipërinë dhe zhvillimet në vend.
Duke folur për luftën kundër korrupsionit, Rama deklaroi se kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund dhe se askush nuk është mbi ligjin. Në fund, ai theksoi se Shqipëria po vijon punën për përmbushjen e detyrimeve në procesin e negociatave me BE-në.
Edi Rama: Nuk jam i vetëdijshëm, apo nuk e di secili kapitull do të mbyllet, por di që secili kapitull ka rëndësinë e vet. Njohim çdo paragraf dhe çdo kapitull, kemi një ekip fantastik. Për pyetjen e dytë do ju ftoja që të vinit në Shqipëri, sepse po ta shihni Shqipërinë nga jashtë ngatërrohesh, do të hutoheni.
Nuk di se çfarë mendoni për projektin e Jared Kushner, në fakt është një projekt që përfshin më shumë sesa një emër. Është një projekt ku kemi një ambicie të madhe dhe duam ta ruajmë si një model, se si mund të investojmë e të zhvillohemi në raport me natyrën. Na kanë bërë që të ecim drejt rezultateve që mund të jenë shumë më bindëse, të cilat do të mbështeten me fakte, prandaj presim me padurim për të treguar gjithë punën që po bëhet.
Vendi juaj mund ta kuptojë shumë mirë se çfarë do të thotë kur drejtësia bën punën e vet, do të thotë që vendi ka filluar të bëjë punën e vet. Kultura e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe askush nuk është mbi ligjin. Ai që dje ishte sistem i kontrolluar për korrupsionin, sot jemi këtu për të mbyllur një kapitull dhe do të mbyllim edhe kapituj të tjerë. Është çështje këndvështrimi./Dosja.al
LUKSENBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi Shqipërinë për përparimin në procesin e integrimit europian, gjatë hapjes së grupkapitullit të radhës të negociatave me Bashkimin Europian. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne, ajo vlerësoi afrimin e politikave industriale shqiptare me ato të BE-së.
Kjo duke theksuar rëndësinë e bizneseve të vogla dhe të mesme për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Kos theksoi se Shqipëria ka vendosur si objektiv përmbylljen e reformave deri në fund të vitit 2027, një ambicie që sipas saj mbështetet nga Bashkimi Europian.
“Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës, po mbyllim një kapitull tjetër negociues. Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare. Shqipëria po sjell politikat e saj industriale më afër BE. Këto janë thelbësore për të ndërtuar një ekonomi më të fortë. Dua të përgëzoj Shqipërinë për një tjetër arritje. Shqipëria i ka vënë ambicie për të mbyllur reformat deri në fund të 2027, ne e mbështesim këtë ambicie, por reformat duhet të vijojnë”, theksoi ajo./Dosja.al
LUKSENBURG- Shqipëria hap grupkapitullin e katërt të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, atë që përfshin Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. I pranishëm në Qendrën Europiane të Konventave, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon të përshpejtojë procesin e integrimit europian.
Ai theksoi se vendi synon të bëjë më shumë përparim në negociata, duke vijuar me reformat dhe përmbushjen e objektivave të anëtarësimit.
Ai tha se suksesi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së nuk matet vetëm me numrin e kapitujve të mbyllur, por edhe me reformat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura. Në fund, ai tha se Shqipëria është e përgatitur për të vijuar procesin dhe për të përmbushur angazhimet e saj.
Edi Rama: Sot Shqipëria ka hedhur një hap tjetër drejt rrugës së saj në BE. Mbyllja e këtij kapitulli është vazhdimësi e vendit. Kapitulli I 20 bëhet kapitulli I katërt që mbyllen në pak muaj. Qartësisht të bëni edhe më shumë, kurse Shqipëria kërkon të bëjë dyfishin. Le të punojnë së bashku shqiptarët dhe irlandezët dhe le ta tundin këtë shtëpi. Shqipëria nuk matet me grupkapitujt e mbyllur, por me reformat dhe punët e arritura. E dimë që kemi ende rrugë të gjatë për të bërë, por jemi gati të përgatitur për t’ia dalë./Dosja.al