AKTUALITET /

4 orë protestë, studentët ndezin 3 vatra zjarri në "Rrugën e Durrësit". Forca policie në gatishmëri

Pavarësisht ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, protestuesit nuk janë tërhequr dhe vijojnë të brohorasin thirrjet për dorëheqjen e qeverisë

Shkruar nga Versus

4 orë protestë, studentët ndezin 3 vatra zjarri në

Prej më shumë se 4 orë po zhvillohet protesta e studentëve para Kryeministrisë. Tubimit të të rinjve i janë bashkuar dhe qytetarët ndërsa në mbrëmje të rinjtë kanë ndezur 3 vatra zjarri, njëri në fillim të “Rrugës së Durrësit”, një te degëzimi me “Mine Pezën”, ndërsa po digjet edhe një tabelë reklamash.

Pavarësisht ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, protestuesit nuk janë tërhequr dhe vijojnë të brohorasin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Ndërhyrja e forcave të rendit për shpërndarjen e turmës ka sjellë përplasje të mëtejshme mes efektivëve dhe protestuesve, duke përshkallëzuar situatën në zonën pranë ministrisë.

Gjatë tensioneve, disa studentë janë parë të gjakosur, ndërsa të tjerë janë tërhequr zvarrë nga efektivët e policisë dhe janë shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë, qindra efektivë policie janë në gatishmëri për menaxhimin e situatës, ndërsa protestuesit vijojnë qëndrimin në rrugët e kryeqytetit./Versus.al

 

Poll