Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Mos bëj si bëj unë, bëj si them unë”, çfarë ndodhi sot në GJKKO? Ols Dados i ra telefoni në sallën e gjyqit, si reagoi prokurori

Shkruar nga Newsbomb
“Mos bëj si bëj unë, bëj si them unë”,
Olsi Dado, prokuror i SPAK/ Fotomontazh

Rregulli i ri i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndalimin e celularëve në sallat e gjyqit është vënë në vëmendje pas një incidenti të raportuar gjatë seancës së sotme, ku i ka rënë telefoni prokurorit Olsi Dado.

Dado, i cili po heton kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, pavarësisht bojkotit të avokatëve. Sipas raportimeve në media, gjatë seancës telefoni i tij ka rënë dhe prokurori e ka nxjerrë nga xhepi për ta mbyllur, pa ndërprerë më tej zhvillimin e seancës.

Rregullorja e GJKKO-së parashikon kufizime për përdorimin e celularëve brenda sallave të gjyqit, ndërsa rregullat zbatohen edhe për magjistratët. Ndërkohë, avokatët dhe gazetarët nuk lejohen të mbajnë celularë në sallë, sipas rregullave të përcaktuara nga gjykata.

Gjatë incidentit të raportuar, gjyqtaret Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj, si dhe gjyqtari Besmir Stroka, nuk kanë reaguar. Një situatë që të kujton shprehjen e famshme: “Mos bëj si bëj unë, bëni si them unë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese