Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tensionet gjatë protestës studentore, BILANCI: Dy kalimtarë, tre protesues, dy gazetare dhe gjashtë efektivë përfunduan në QSUT

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet gjatë protestës studentore, BILANCI: Dy kalimtarë, tre
Pamje nga protesta e sotme para Ministrisë së Arsimit

Prej më shumë se pesë orësh po vijon goxha e tensionuar protesta e thirrur nga studentët, e cila nga para godinës së Ministrisë së Arsimit, u zhvendos përgjatë gjithë Rrugës së Durrësit, e cila aktualisht është në flakë dhe e shkatërruar. Siç bëri me dije dhe vetë Policia e Shtetit gjashtë efektivë kanë mbetur të plagosur nga protesta e sotme, ndërsa mësohet se kanë përfunduar në spital dhe dy kalimtarë, tre protestues e dy gazetare.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje për personat që mbetën të plagosur gjatë protestës së sotme për të cilët bën me dije se fatmirësisht të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa disa prej tyre, pas ndihmës së nevojshme mjekësore thuhet se kanë lënë ambientet e QSUT-së, e të tjerë vijojnë të jenë nën monitorimin e mjekëve.

“Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit. Pas konsultës me mjekët, dy prej tyre janë larguar nga spitali, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet nga stafi i urgjencës.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor edhe dy përfaqësuese të medias, të cilat, pas ekzaminimeve dhe konsultave përkatëse, janë larguar me këshillën e mjekut, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, gjashtë efektivë të Policisë, të raportuar me dëmtime nga mjete të forta, kryesisht në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillën e mjekut.

Për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy kalimtarë. Njëri prej tyre është shtruar në spital, ku do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa tjetri po mbahet në monitorim nga mjekët.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese