Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është sulmuar gjatë protestës së zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, efektivi shihet pranë zonës së Bankës së Shqipërisë, teksa ndjek një qytetar. Në momentin kur pikaset nga një grup protestuesish, disa prej tyre i drejtohen me vrap dhe nisin ta godasin me shqelma, duke e rrëzuar në tokë.
I mbetur mes protestuesve, efektivi përballet me goditje të njëpasnjëshme, ndërsa pamjet tregojnë momentet e përplasjes. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Një situatë e paprecedentë me protestën e sotme që ka nisur prej orës 14:00 dhe vijon ende në disa rrugë të Tiranës.
View this post on Instagram
