Vazhdon beteja ligjore mes Juventusit dhe Ronaldos

13 Tetor 2026, 19:50Sport TEMA
Vazhdon beteja ligjore mes Juventusit dhe Ronaldos

Beteja ligjore mes Juventus dhe Cristiano Ronaldo për pagat e prapambetura të periudhës së pandemisë Covid nuk ka përfunduar ende.

Klubi bardhezi ka paraqitur një ankimim në Gjykatën e Kasacionit, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Torinos në janar, i cili la në fuqi vendimin e arbitrazhit pro portugezit.


Kjo çështje e ka origjinën nga e ashtuquajtura “karta Ronaldo” prej 19,6 milionë eurosh për shtyrjen e pagave në vitin 2021, marrëveshje që u zbeh pas kalimit të sulmuesit te Manchester United, duke bërë që lojtari t’i drejtohet gjykatës.

Në prill të vitit 2024, Kolegji i Arbitrazhit vendosi që Juventus t’i paguante lojtarit 9,8 milionë euro, duke përgjysmuar pretendimin fillestar të tij. Ankimimi i klubit në Gjykatën e Torinos u refuzua më 13 janar 2026, ku përveç humbjes së çështjes, bardhezinjtë u gjobitën edhe me rreth 80 mijë euro shpenzime ligjore.


Megjithatë, siç sqarohet në bilancin e sezonit 2025/26, ky ankimim në Kasacion i bërë më 27 mars 2026 nuk sjell shpenzime të reja, pasi shuma prej 9,8 milionë eurosh i ishte likuiduar futbollistit gjatë sezonit 2023/24.

Tanimë, Juventus shpreson që shkalla e fundit e gjyqësorit të rrëzojë vendimet e mëparshme, në mënyrë që të rikuperojë shumën e derdhur në llogarinë e CR7.

Lini një Përgjigje