Studentët protestuan për kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mbështetjen financiare dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit. Gjatë demonstratës pati përplasje pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia shoqëroi disa protestues.
Protesta kombëtare e studentëve në Tiranë, e zhvilluar për problematikat në arsim dhe çështjet sociale, u shoqërua me përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, protestuesit hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobot me ujë.
Gjatë ndërhyrjes policore, disa pjesëmarrës në protestë u shoqëruan nga autoritetet.
Sipas organizatorëve studentorë, pakënaqësitë lidhen me kushtet në universitete, kostot e larta të arsimit të lartë, mungesën e mbështetjes së mjaftueshme financiare dhe perspektivat e kufizuara të punësimit pas përfundimit të studimeve.
Përtej kërkesave që lidhen drejtpërdrejt me arsimin, një pjesë e protestuesve shprehën pakënaqësi edhe ndaj pabarazisë sociale dhe qeverisjes.
Reuters citon protestuesen Luljeta Kola, e cila deklaroi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor të sistemit. Ajo foli për atë që e cilësoi si padrejtësi të thellë sociale dhe hendek mes të pasurve dhe të varfërve.
© SYRI.net
AFP: Policia përdor gaz lotsjellës ndaj studentëve protestues në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit
Dhuna shtazarake dhe gaz lotsjellës/ SYRI sjell pamjet: Studentët nuk tërhiqen, policia i ndjek në rrugicat e Tiranës