Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, mësohet se ka urdhëruar lirimin e studentëve të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë, si dhe ndalimin e përdorimit të gazit lotsjellës ndaj protestuesve. Sipas burimeve, në fokus pritet të jetë edhe sjellja e efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët janë filmuar duke ushtruar dhunë ndaj qytetarëve gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestës.
Pamjet e publikuara nga terreni pritet të shërbejnë për verifikimin e veprimeve të policisë dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të procedurave gjatë shoqërimit të protestuesve. Protesta e zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit nisi në mënyrë paqësore, por situata u përshkallëzua rreth orës 15:00, kur një grup protestuesish hodhën gurë dhe sende të forta drejt godinës, dëmtuan fasadën dhe thyen xhama. Më pas, përplasjet u zhvendosën, ku policia ndërhyri me autobotë uji dhe gaz lotsjellës.
Gjatë ndërhyrjes pati përplasje fizike mes efektivëve dhe protestuesve. Në disa prej pamjeve të transmetuara nga mediat, qytetarë shihen duke u tërhequr zvarrë dhe goditur gjatë shoqërimit, ndërsa pamje të tjera tregojnë studentë të gjakosur brenda automjeteve të policisë.
Policia e Shtetit njoftoi se ka shoqëruar 23 persona për veprime të mëtejshme procedurale. Sipas institucionit, gjatë protestës janë lënduar gjashtë efektivë policie dhe një gazetare, ndërsa strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë nisur veprimet për identifikimin dhe procedimin e personave të përfshirë në aktet e paligjshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Tetor19:49
Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Studentët thirrje qytetarëve: Na sillni ujë dhe maska pasi nuk lëvizim dot!
Studentët e mbledhur para Ministrisë së Arsimit u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u vijnë në ndihmë duke ...
AKTUALITET
13 Tetor19:37
I dehur në timon u fut me makinë brenda lokalit në Selanik, lirohet shqiptari
Shoferi 45-vjeçar shqiptar, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në një lokal në Selanik, është liruar nga qelia. Gjykat...
AKTUALITET
13 Tetor19:34
Skandal/ Gazi lotsjellës nuk kursen as fëmijët, vogëlushi shpërthen në lot
Një episod i paprecedentë është regjistruar gjatë protestës së mbajtur pasditen e kësaj të marte në Rrugë...
AKTUALITET
13 Tetor19:06
Tensionet në protestë/ Protestuesit thyejnë xhamat e IuteCredit
Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish ka hyrë brenda një...
AKTUALITET
13 Tetor18:43
Studentja: Më goditën me shkop gome, ndërkohë që nuk po bëja asgjë
Studentja Griselda Katiraj rrëfen se është dhunuar dhe goditur me shkop gome, ndërkohë që, sipas saj, nuk po bënte asgjë...
AKTUALITET
13 Tetor18:29
Shkatërrohet rrjeti i 'profesionistëve' shqiptarë të drogës në Itali, sekuestrohen 340 kg kanabis dhe serat teknologjike
Një goditje e fortë i është dhënë një organizate kriminale e specializuar në prodhimin në shkallë të gjer...
AKTUALITET
13 Tetor18:13
“Po tërhiqje zvarrë njerëz”/ Deputeti përplaset me shefin e policië në protestë, Torba: Unë zbatoj ligjin
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, është përballur në rrugë me drejtorin e Policisë së Tiranës, Oliger ...
AKTUALITET
13 Tetor18:04
Ballsh/ 37-vjeçari goditet me levë nga dy persona, përfundon në spital
Një 37-vjeçar është dhunuar këtë të martë në Ballsh, në Mallakastër, nga dy persona ende të paiden...
AKTUALITET
13 Tetor17:58
Protesta e studentëve/ 23 persona të shoqëruar, 6 efektivë dhe një gazetare të lënduar
Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së...