Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri/ ‘Benz-i’ ishte në pronësi të bashkëshortes së tij dhe i parkuar pranë Gjykatës Civile (PAMJET)
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
SPAK goditi grupin kriminal për trafikimin e klandestinëve, zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve 13 Tetor, 09:19 ...
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë 12 Tetor, 20:52 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
Pak më herët, sekretarja e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia, konfirmoi se ambasadores iu kërkua të dorëhiqej.
SHBA- Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr., dha dorëheqjen e saj të martën, pasi Shtëpia e Bardhë e kërkoi zyrtarisht largimin e saj në mes të një hetimi për sjellje të pahijshme.
Në një postim në X, Guilfoyle, 57 vjeçe, e përshkroi detyrën si “nderin e një jete” dhe hodhi poshtë akuzat. “Këto pretendime janë të rreme dhe unë synoj të mbroj me forcë emrin, reputacionin dhe integritetin tim,” shkroi ajo.
Pak më herët, sekretarja e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia, konfirmoi se ambasadores iu kërkua të dorëhiqej. “E kemi kërkuar që të japë dorëheqjen. Ajo ka qenë një aset i mrekullueshëm për ekipin dhe i urojmë të mira,” tha Zacharia në konferencën e saj të parë.
Presidenti Donald Trump foli më vonë me gazetarët. “Ajo shkoi në Greqi. Po bënte një punë të mirë, por ne nuk na pëlqeu ajo që po lexonim,” deklaroi ai, duke shtuar se nuk kishte folur me të.
Guilfoyle ishte nën hetim nga zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit. Wall Street Journal raportoi se ajo ishte mburrur për lidhjet me oligarkë grekë që, sipas saj, financuan udhëtime luksoze. Artikulli citoi dëshmitarë dhe një regjistrim audio.
Në të njëjtën kohë, donatori Eric Deters e akuzoi se i kishte kërkuar 100 mijë dollarë për të paguar një faturë të American Express para seancës së konfirmimit në Senat në vitin 2025, në këmbim të aksesit te zyrtarë të lartë. “Ishte një quid pro quo,” tha Deters. Ai publikoi një mesazh ku Guilfoyle i thoshte të dërgonte paratë drejtpërdrejt te American Express “që të mos duket askund”. Deters nuk i dha paratë.
Avokatët e Guilfoyle e mohuan çdo shkelje. Sipas tyre, Deters i detyrohej para për angazhime fjalimesh, ndërsa udhëtimet e saj ishin bërë sipas rregullave të Departamentit të Shtetit.
Burime të Shtëpisë së Bardhë thonë se Guilfoyle po përpiqej deri dje të shpëtonte postin, por brenga e ndihmësve të lartë për atë që mund të zbulojë hetimi e bëri largimin të pashmangshëm. Zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio e mbrojtën fillimisht, duke kërkuar që të priten faktet.
Përtej Athinës, vëmendja e gazetarve në Washington thanë disa burime nga Politico se është kthyer edhe te kontaktet e saj me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Në mars 2026, Guilfoyle, bëri një vizitë të paparalajmëruar dhe private në Tiranë, ku u takua me Ramën në zyrën e Kryeministrisë pa njoftuar ambasadën amerikane në Shqipëri. Mediat e cilësuan takimin “misterioz”. Më 28 prill, ajo u kthye përsëri në Tiranë për ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje 20-vjeçare prej 6 miliardë dollarësh për gazin natyror të lëngshëm (LNG) mes Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA – kompani e lidhur me Alexandros Exarchou, një nga biznesmenët grekë që figuron në akuzat për udhëtime luksoze. Guilfoyle e cilësoi marrëveshjen “historike” dhe theksoi bashkëpunimin SHBA-Shqipëri-Greqi.
Tani, në dritën e hetimit, këto takime ngrenë pyetje të reja mbi natyrën e kontakteve të saj rajonale dhe interesat private që mund të kenë ndikuar diplomacinë amerikane.
Dorëheqja e saj thotë shtypi amerikan shënon një goditje të re për administratën Trump, e cila përpiqet të menaxhojë skandale të brendshme që kërcënojnë imazhin e saj në skenën ndërkombëtare./Dosja.al
GJERMANI- Pas spekulimeve, rrjedhjeve të të dhënave dhe informacioneve nga burime anonime gjatë katër vjetëve të fundit, bot...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të ashpra nga zyrtarë në Ukrainë, Evropë dhe ma...
Zohran Mamdani SHBA- Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani, ka urdhëruar rishikimin e përdorimit të forcës nga Departamenti i Polic...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka akuzuar Iranin për përfshirje në një komplot të dyshuar që synonte baz&e...
foto ilustruese RUSI- Rusia pretendon se ka eksportuar hidrokarbure me vlerë 320.7 miliardë dollarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian...
foto ilustruese PORTUGALI- Tre punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën në një aksident tragjik në jug të Portugali...
Selma Blair SHBA- Aktorja amerikane Selma Blair është arrestuar në Nju Jork, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy anëtare të e...
Foto ilustruse GREQI - Qeveria greke po përgatit një paketë të re masash për kufizimin e aksesit të fëmijëve në...
Pamje ARABIA SAUDITE- Huthët e Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës në Aeroportin Nd&e...
Pedro Sanchez SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka konfirmuar se anije luftarake të Marokut kanë hyrë pa leje në ujë...