Vijojnë tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në Tiranë, ku protesta studentore, e nisur prej orës 14:00, është shoqëruar me incidente të dhunshme, bllokim të qarkullimit dhe ndërhyrje të përsëritura të forcave të rendit.
Situata është tensionuar disa herë pranë Ministrisë së Arsimit dhe në Rrugën e Durrësit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobote me ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën. Pavarësisht ndërhyrjeve, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Gjatë protestës janë regjistruar përplasje fizike, hedhje gurësh dhe sendesh të forta, si dhe ndezja e tre zjarreve në mes të rrugës. Protestuesit kanë mbajtur të bllokuar për disa orë kryqëzimin e Rrugës së Durrësit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Tensionet janë zhvendosur edhe drejt kryqëzimit pranë Sheshit Skënderbej, ku është dëmtuar një pikë e institucionit financiar Iute Credit. Disa persona kanë nxjerrë nga ambientet e biznesit orendi dhe kompjuterë, të cilëve u kanë vënë flakën në rrugë. Gjithashtu, është dëmtuar bankomati, ndërsa një person ka tentuar të marrë para prej tij.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Tetor19:50
Protesta jehonë në mediat ndërkombëtare, AFP: Policia përdor gaz lotsjellës ndaj studentëve në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit
Qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar përmirësimin e arsimit dhe largimin e Edi Ramës n...
POLITIKE
13 Tetor19:40
Partia Demokratike Europiane reagon për protestën e studentëve në Tiranë: Të shqetësuar për dhunën policore, Rama t’u përgjigjet kërkesave
Partia Demokratike Europiane ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestës së studentëve në Tiranë, duke shprehur sh...
POLITIKE
13 Tetor19:29
Berisha: Ripërtëritja e Shqipërisë synon mbi të gjitha shndërrimin në mirëqenie të taksave dhe pasurive të shqiptarëve
Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, deklaroi nga Dibra se, ripërtëritja e Shqipërisë do të nisë me kthimin e të a...
POLITIKE
13 Tetor19:23
Mbi 5 orë protestë mes gurëve e flakës, Ministria e Arsimit si arenë “lufte”
Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.
Tensionet nuk kan&eum...
POLITIKE
13 Tetor19:17
Përplasjet gjatë protestës para ministrisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur një hetim mbi përdorimin e forcës së policisë ndaj studentëve
Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me protestën e sotme kundër qeverisë, të zhvilluar përpara ministrisë së Arsimit...
POLITIKE
13 Tetor19:02
Berisha: Sot skamja troket në mbi gjysmën e vatrave të shqiptarëve! Qindra mijëra vende pune janë asgjësuar nga narko-eurot
Lideri i opozitës Sali Berisha, ka Edi Ramën dhe qeverinë e tij se ka zhytur shqiptarët në varfëri, ka shkatërruar ekonomin&e...
POLITIKE
13 Tetor19:02
Sindikata e arsimtarëve shkresë Ministrisë së Arsimit: Na rrisni pagat, na lini takim për shpërblimin e fundvitit
Ndërsa studentët vijojnë protestat para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar largimin e qeverisë, së fundmi, ësht&e...
POLITIKE
13 Tetor18:55
Berisha: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur, siç është rrokullisur këto 14 vite
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Dibër, deklaroi se, Shqip&eum...
POLITIKE
13 Tetor18:45
Deputetja e PD denoncon nga Komisariati nr. 4: Studentë dhe të mitur janë dhunuar keq nga policia
Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Aliolli, ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve dhe të miturve të shoqë...