Në një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, EDP i kërkon qeverisë të dëgjojë kërkesat e të rinjve dhe të japë përgjigje për çështjet që ata kanë ngritur, duke vënë theksin te llogaridhënia, transparenca dhe nevoja për ndryshim.
Në reagimin e saj, partia europiane thekson se policia duhet të veprojë me vetëpërmbajtje dhe proporcionalitet, ndërsa u bën thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të tubimit.
“E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi represionin apo arrogancën, por mbi dialogun, të drejtat themelore dhe përgjegjësinë demokratike”, thuhet në deklaratë.
EDP e shoqëron mesazhin e saj me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit, duke i kërkuar të largohet nga ajo që e cilëson “kullë të fildishtë” dhe të përballet me shqetësimet e studentëve.












