Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta nuk kursen as mediat, kush janë dy gazetaret që mbetën të plagosura sot në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Protesta nuk kursen as mediat, kush janë dy gazetaret që mbetën
Foto nga protesta

Protesta e zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me incidente edhe ndaj gazetarëve që po raportonin nga terreni. Dy gazetare, Vjolanda Peca nga Citizens.al dhe Fatime Halmusa nga Fax News, kanë mbetur të plagosura gjatë raportimit të protestës.

Të dyja gazetaret ndodheshin në zonën ku po zhvillohej tubimi, duke ndjekur nga afër zhvillimet për mediat ku punojnë. Gjatë incidenteve, ato janë lënduar nga goditjet me gurë dhe tulla.

Protesta, e nisur në orën 14:00, është përshkallëzuar gjatë ditës, me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe dëmtime në disa zona të kryeqytetit. Lëndimi i dy gazetareve shton bilancin e incidenteve të regjistruara gjatë tubimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese