web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Protestuesit shpërthejnë derën e Bashkisë Tiranë, flakadanë dhe zjarr

13 Tetor 2026, 20:25, Aktualitet CNA


Protestuesit i janë afruar derës së Bashkisë Tiranë dhe kanë shpërthyer derën kryesore të institucionit.

Studentët e pranishëm janë përplasur edhe me forcat policore, ndërsa dëgjohen duke bërë thirrjen: ‘Digje”.

Zhvendosja e protestës së studentëve nga zona e Rrugës së Durrësit pranë Ministrisë së Arsimit drejt qendrës së kryeqytetit, ka përshkallëzuar edhe më tej tubimin që ka nisur që prej orës 14:40.

Fillimisht, protestuesit kanë thyer derën e hekurt të godinës së Bashkisë dhe më pas janë futur brenda ambienteve, ku kanë hedhur edhe flakadanë, duke i vënë zjarrin./CNA

 





Lajmet e fundit nga