Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kaosi në Argjentinë, arbitri anulon penalltinë pasi lojtarët i tregojnë videon në telefon

    Ministri irlandez Byrne: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, Rama të vijojë reformat

    Rama për projektin në Zvërnec: Do të jetë model i investimit në harmoni me natyrën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kaosi në Argjentinë, arbitri anulon penalltinë pasi lojtarët i tregojnë videon në telefon
    Lajmet e fundit

    Kaosi në Argjentinë, arbitri anulon penalltinë pasi lojtarët i tregojnë videon në telefon

    October 13, 2026

    Një ndeshje e kategorisë së dytë në Argjentinë përfundoi mes kaosit dhe protestave, pasi arbitri ndryshoi vendimin për një penallti vetëm pasi futbollistët i treguan pamjet e aksionit në celular.

    Përballja mes All Boys dhe Godoy Cruz nisi me 30 minuta vonesë për shkak të përplasjeve mes tifozëve vendas dhe policisë. Por momenti më i pazakontë ndodhi në fund të takimit, kur gjyqtari Nicolás Lamolina akordoi një penallti për miqtë, megjithëse pamjet tregonin se faulli ishte kryer jashtë zonës.

    Lojtarët dhe pjesëtarët e All Boys rrethuan arbitrin dhe i shfaqën në telefon përsëritjen e aksionit. Ndeshja u ndërpre për plot 26 minuta, ndërsa rreth 100 tifozë hynë në fushë.

    Pas rikthimit të qetësisë, Lamolina anuloi penalltinë dhe akordoi goditje dënimi jashtë zonës. Ai shpjegoi se ishte njoftuar për gabimin nga asistenti i tij, ndërsa futbollistët e Godoy Cruz kundërshtuan vendimin.

    Më herët, në minutën e 68-të, arbitri kishte akorduar një tjetër penallti për Godoy Cruz, pas një prekjeje të dyshuar me dorë. Megjithatë, Martín Pino nuk arriti ta shndërronte në gol.

    Ndeshja përfundoi 0-0, por episodi la pas një situatë të pazakontë: pa sistemin VAR, përsëritja në celularët e lojtarëve u bë pjesë e një vendimi që ndryshoi rrjedhën e minutave të fundit.

    Argjentinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kaosi në Argjentinë, arbitri anulon penalltinë pasi lojtarët i tregojnë videon në telefon

    October 13, 2026

    Ministri irlandez Byrne: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, Rama të vijojë reformat

    October 13, 2026

    Rama për projektin në Zvërnec: Do të jetë model i investimit në harmoni me natyrën

    October 13, 2026

    Përplasjet te Ministria e Arsimit, policia shoqëron 23 persona: Lëndohen 6 efektivë dhe një gazetare

    October 13, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.