Hapësire reklamuese

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Ambasada Amerikanë në Tiranë reagon për protestën e studentëve

Shkruar nga Newsbomb
LAJMI I FUNDIT/ Ambasada Amerikanë në Tiranë reagon për
Ambasada e Amerikës në Tiranë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim për qytetarët amerikanë, rezidentë në vendin tonë, që të shmangin zonat pranë institucioneve qeveritare për shkak të protestës së sotme.

Bëhet me dije se protesta mund të rritet me pjesëmarrje më të madhe, duke mbyllur në këtë mënyrë rrugë apo krijuar kaos në vend. Shtetasve amerikaën u kërkohet të shmangin zonën e tubimeve, të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Një protestë në Rrugën e Durrësit, ngjitur me Sheshin Skënderbej, është duke vazhduar aktualisht dhe është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht prani të shtuar të policisë, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh.

Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese