Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri/ ‘Benz-i’ ishte në pronësi të bashkëshortes së tij dhe i parkuar pranë Gjykatës Civile (PAMJET)
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
SPAK goditi grupin kriminal për trafikimin e klandestinëve, zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve 13 Tetor, 09:19 ...
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë 12 Tetor, 20:52 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...

TIRANË- Gjatë protestës së sotme në Tiranë, kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, është dhunuar nga disa efektivë të Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë. Sipas denoncimit publik të drejtuesit të Dosja.al, Enton Abilekaj, gazetari po filmonte me telefon dhunën e ushtruar ndaj një studenti në momentin kur u përball me efektivët. Pas incidentit, Akulli është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) për të marrë ndihmë mjekësore.
Në lidhje me rastin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), i cili ka dënuar me forcë incidentin dhe ka shprehur shqetësimin për përsëritjen e rasteve të raportuara të dhunës ndaj gazetarëve gjatë protestës. AGSH e cilëson këtë si një cenim serioz të lirisë së shtypit dhe të së drejtës së publikut për tu informuar. Njëkohësisht, AGSH u ka kërkuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë të identifikojnë efektivët e përfshirë, të kryejnë një hetim të plotë dhe të vendosin përgjegjësitë ligjore për ngjarjen.
REAGIMI I PLOTË:
PËRDITËSIM. Një tjetër gazetar dhunohet nga Policia e Shtetit gjatë protestës në Tiranë
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë për një tjetër rast të raportuar dhune policore ndaj punonjësve të medias gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas denoncimit publik të drejtuesit të Dosja.al Enton Abilekaj, kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, është dhunuar nga disa efektivë të Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa po dokumentonte me telefon dhunën e ushtruar ndaj një studenti. Akulli është dërguar në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore.
AGSH dënon me forcë këtë incident të rëndë, i cili i shtohet rasteve të tjera të raportuara gjatë protestës së sotme, dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse. Dhuna ndaj gazetarëve, veçanërisht kur ata identifikohen qartësisht si punonjës të medias, përbën një cenim serioz të lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t'u informuar. AGSH kërkon nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria identifikimin e efektivëve të përfshirë, hetimin e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e përgjegjësive ligjore. Përsëritja e incidenteve të tilla kërkon masa urgjente dhe konkrete për t'i dhënë fund dhunës dhe pengimit të gazetarëve nga strukturat e Policisë së Shtetit./Dosja.al
Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën...
pamje TIRANË- Protesta e organizuar ditën e sotmë para godinës së Ministrisë së Arsimit ka marrë pë...
Pamje TIRANA- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka lënë në masën e sigurisë 'detyrim paraqitjeje’, L...
Pamje TIRANA- Studentët vijojnë qëndresën pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme j...
Pamje TIRANA- Një tjetër protestues është shoqëruar nga policia gjatë protestës së studentëve në Tiranë...
pamje TIRANË- Protesta e mbajtur ditën e sotme para godinës së Ministrisë së Arsimit ka tërjhequr vëmendjen e med...
Pamje TIRANË- Policia ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën e...
pamje TIRANË- Protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione të ashpra. Protestuesit kanë hyrë n...
Pamje TIRANA- Studentët e mbledhur para Ministrisë së Arsimit u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u vijnë në n...
Pamje TIRANA- Protesta e studentëve në Rrugën e Durrësit dhe para Ministrisë së Arsimit është tensionuar së...