Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri/ ‘Benz-i’ ishte në pronësi të bashkëshortes së tij dhe i parkuar pranë Gjykatës Civile (PAMJET)
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
Detaje nga shpërthimi i makinës së Idajet Beqirit/ Mjeti në emër të bashkëshortes, ngjarja ndodhi pranë ...
SPAK goditi grupin kriminal për trafikimin e klandestinëve, zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve 13 Tetor, 09:19 ...
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë 12 Tetor, 20:52 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
Ngjarja nisi kur Akulli po filmonte teksa po dhunohej një student nga një grup efektivësh prej 5-6 personash

TIRANA- Dhuna policore në protestën e sotme të studentëve ka marrë përmasa jashtë reagimeve normale dhe konform ligjit. Nga dhuna barbare e policisë e ka pësuar dhe kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli.
Teksa kishte shkuar për te ndjekur protestën dhe raportuar si gazetar me çdo mjet identifikimi me vete, kryeredaktori është dhunuar nga një grup efektivësh të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, të pajisur me skafandra dhe shkopinj gome me vete.
Ngjarja nisi kur Akulli po filmonte teksa po dhunohej një student nga një grup efektivësh prej 5-6 personash. Në momentin që një prej efektivëve pa gazetarin që po dokumentonte dhunën e tyre, u turr me shpëjtësi duke e goditur dhe thyer mjetin e punës. Akulli ka bërtitur me të madhe që ishte gazetar por në këtë moment dhuna ndaj tij është shtuar akoma më shumë, nga disa efektivë të tjerë.
“Më goditën me shkelma dhe grushta. Kur bërtita që jam gazetar dhuna dhe ofendimet u shtua akoma më shumë,” shprehet Akulli nga QSUNT.
Reagimi i AGSH
Pas kësaj ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë. AGSH bën me dije se kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, është dhunuar nga disa efektivë të Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë, teksa po filmonte me telefon dhunën e ushtruar ndaj një studenti. Sipas denoncimit publik të drejtuesit të Dosja.al, Enton Abilekaj, gazetari është dërguar në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore.
AGSH e ka dënuar incidentin dhe u ka kërkuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë të identifikojnë efektivët e përfshirë, të hetojnë plotësisht ngjarjen dhe të vendosin përgjegjësitë ligjore. Asociacioni thekson se rastet e raportuara të dhunës ndaj punonjësve të medias gjatë protestës përbëjnë shqetësim serioz për lirinë e shtypit dhe të drejtën e publikut për t'u informuar.
AGSH: Një tjetër gazetar dhunohet nga Policia e Shtetit gjatë protestës në Tiranë. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë për një tjetër rast të raportuar dhune policore ndaj punonjësve të medias gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas denoncimit publik të drejtuesit të Dosja.al Enton Abilekaj, kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, është dhunuar nga disa efektivë të Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa po dokumentonte me telefon dhunën e ushtruar ndaj një studenti. Akulli është dërguar në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore.
AGSH dënon me forcë këtë incident të rëndë, i cili i shtohet rasteve të tjera të raportuara gjatë protestës së sotme, dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse. Dhuna ndaj gazetarëve, veçanërisht kur ata identifikohen qartësisht si punonjës të medias, përbën një cenim serioz të lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t'u informuar. AGSH kërkon nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria identifikimin e efektivëve të përfshirë, hetimin e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e përgjegjësive ligjore. Përsëritja e incidenteve të tilla kërkon masa urgjente dhe konkrete për t'i dhënë fund dhunës dhe pengimit të gazetarëve nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Reagimi Drejtuesit të Dosja.al, Enton Abilekaj
Drejtuesi i Dosja.al, Enton Abilekaj, ka reaguar pas incidentit të raportuar ndaj kryeredaktorit Izmir Akulli gjatë protestës së studentëve në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abilekaj pretendon se Akulli është goditur nga disa efektivë policie pranë Bankës së Shqipërisë, teksa po filmonte me telefon dhunën ndaj një studenti. Sipas tij, gazetari është identifikuar si punonjës i medias, por kjo nuk i ka ndaluar efektivët të ushtrojnë forcë ndaj tij.
Abilekaj bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 dhe se gazetari u dërgua në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore. Ai kërkoi reagim nga Policia e Shtetit dhe drejtuesit e saj, duke dënuar atë që e cilësoi si dhunë ndaj një gazetari në ushtrim të detyrës. Ndërkohë, drejtuesi i medias njoftoi se redaksia do të reagojë më gjerësisht pas përfundimit të situatës së tensionuar të protestës.
Postimi: Policia dhunon kryeredaktorin e Dosja.al
Diku pranë Bankës Qëndrore në qendër të Tiranës, policia ka dhunuar kryeredaktorin e Dosja.al, Izmir Akulli, duke ushtruar detyrën. Ndërsa po xhironte me telefon dhunën ndaj një studenti, një grup policësh i janë turrur pa asnjë arsye.
Edhe pse Izmiri u tha më zë të lartë se është gazetar në detyrë, policët nuk hezituar ta godasin, madje njëri prej tyre i shtoi disa grushta pikërisht se ishte gazetar. Ngjarja ndodhi rreth orë 18:15 dhe gazetari i dëmtuar tani ndodhet te QSUNT për të kuruar plaget. Për më shumë se 90 minuta nuk mundëm të kishim asnjë lajm prej tij.
Reagimin për këtë ngjarje do ta bëjmë si redaksi pasi dhuna policore të përfundojë, por në këtë moment, i kërkoj policisë së shtetit, efektivëve me ndërgjegje, drejtuesve deri tek Drejtori i Përgjithshëm, mos të bëhen vegla qorre të paranojës së një autokrati që ka iluzionin se mund ta mbajë pushtetin me dhunë.
Çfarë thotë kryeredaktori i Dosja.al?
Kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, ka treguar detaje nga incidenti i ndodhur gjatë protestës së studentëve në Tiranë. Sipas rrëfimit të tij, gjithçka nisi teksa po filmonte me telefon efektivët e policisë duke ushtruar forcë ndaj një studenti të ri. Në atë moment, ai është vënë re nga efektivët, të cilët i kanë kërkuar të mos vijonte filmimin. Akulli u ka bërë me dije se ishte gazetar në detyrë dhe se kishte me vete dokumentet identifikuese.
Pavarësisht identifikimit, situata është përshkallëzuar dhe ai është dhunuar nga disa efektivë policie, ndërsa ndaj tij është përdorur edhe gaz lotsjellës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa Akulli është dërguar në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore./Dosja.al
TIRANË- Gjatë protestës së sotme në Tiranë, kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, është dhunuar nga disa efektivë...
pamje TIRANË- Protesta e studentëve e cila nisi fillimisht në godinën e Ministrisë së Arsimit ka eskaluar duke u bërë ...
pamje TIRANË- Protesta e organizuar ditën e sotmë para godinës së Ministrisë së Arsimit ka marrë pë...
Pamje TIRANA- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka lënë në masën e sigurisë 'detyrim paraqitjeje’, L...
Pamje TIRANA- Studentët vijojnë qëndresën pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme j...
Pamje TIRANA- Një tjetër protestues është shoqëruar nga policia gjatë protestës së studentëve në Tiranë...
pamje TIRANË- Protesta e mbajtur ditën e sotme para godinës së Ministrisë së Arsimit ka tërjhequr vëmendjen e med...
Pamje TIRANË- Policia ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën e...
pamje TIRANË- Protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione të ashpra. Protestuesit kanë hyrë n...
Pamje TIRANA- Studentët e mbledhur para Ministrisë së Arsimit u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u vijnë në n...