AKTUALITET /

VIDEO/ Protestuesit dhunojnë zyrat e bashkisë Tiranë. Shkatërrojnë derën, thyejnë xhamat dhe ndezin zjarr brenda godinës

Aktualisht protestuesit janë zhvendosur në rrugën e Barrikadave ku ndezën zjarre pranë stacionit të autobusëve. 

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Protestuesit dhunojnë zyrat e bashkisë Tiranë.

Publikohen pamjet e reja nga dhuna e protestuesve brenda godinës së Bashkisë së Tiranës.

Sic sshihet, protestuesit kanë shkatërruar derën e hyrjes, kanë thyer xhamat dhe kanë ndezur zjarr.

Pas përplasjeve të zhvilluara gjatë ditës përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit zhvendosën tubimin drejt sheshit “Skënderbej”, duke iu drejtuar më pas godinës së bashkisë.

Fillimisht, ata hodhën sende të forta drejt institucionit dhe ndezën flakadanë. Më pas, shkatërruan derën e hyrjes dhe hynë me forcë brenda ambienteve të bashkisë, ku ndezën zjarr.

Policia ndërhyri për të larguar protestuesit nga godina dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Aktualisht protestuesit janë zhvendosur në rrugën e Barrikadave ku ndezën zjarre pranë stacionit të autobusëve. 

Ndërkohë, gjatë përplasjeve të zhvilluara më herët përpara Ministrisë së Arsimit, policia bëri me dije se kishte shoqëruar 23 persona.

Poll