Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj personave me rroba civile që, sipas tij, ndërhyjnë mes protestuesve dhe ushtrojnë dhunë ndaj tyre gjatë protestës në Tiranë.
Përmes një reagimi, Këlliçi i ka cilësuar këta persona si njerëz që veprojnë për t’i bërë qejfin kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
‘Më të ndyrët dhe fundërrina, janë këta civilët që hyjnë mes protestuesve të maskuar dhe i dhunojnë pabesisht’, shkruan Këlliçi.
Nënkryetari i PD-së i ka cilësuar personat në fjalë si ‘skifterë të Edi Ramës’, duke pretenduar se identitetet e tyre janë të njohura dhe se do të përgjigjen për veprimet e kryera.
Reagimi i nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi:
Më të ndyrët dhe fundërrina, janë këta civilët që hyjnë mes protestuesve të maskuar dhe i dhunojnë pabesisht.
Këta skifterë të Edi Ramës që duan ti bëjnë qefin shefit, janë të gjithë të shënuar me emër e mbiemër, dhe do përgjigjen për krimet e tyre një për një!
© SYRI.net
VIDEO-SKANDAL/ E kapin dhe e dhunojnë me shkopinj gome, protestuesi i gjakosur mes dhunës së narko-policëve