Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së policisë kundër studentëve që protestojnë në Tiranë, duke akuzuar qeverinë për mashtrim lidhur me personat e shtruar në Spitalin e Traumës.
Në reagimin e tij, Bardhi deklaron se në këtë spital nuk ka asnjë punonjës policie të shtruar, ndërsa të paktën tre qytetarë me dëmtime serioze po marrin trajtim mjekësor. Sipas tij, në Spitalin e Traumës ndodhen edhe deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Tritan Shehu.
‘Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të policisë së narkoshtetit kundër studentëve, të cilët janë duke ushtruar të drejtën kushtetuese për protestë’, shprehet Bardhi.
Ai akuzon qeverinë se ka mashtruar lidhur me situatën në spital, duke theksuar se, ndryshe nga sa është deklaruar zyrtarisht, të lënduarit që po marrin trajtim mjekësor janë qytetarë.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të policisë së narkoshtetit kundër studentëve, të cilët janë duke ushtruar të drejtën kushtetuese për protestë.
Aktualisht në Spitalin e Traumës ku ndodhen kolegët deputetë Jorida Tabaku dhe Tritan Shehu, ndryshe nga sa mashtroi Qeveria, nuk ka asnjë punonjës policie të shtruar në spital, ndërkohe që ka të paktën 3 qytetarë me dëmtime serioze që po marrin trajtim mjekësor.
I bëjmë thirrje çdo studenti dhe studenteje, çdo qytetari të lirë, të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, pa dallim partie dhe ideologjie, që ashtu si në vitin 1991, t’i bashkohet rinisë studentore.
Theksojmë se kërkesat e studentëve dhe të pedagogëve dhe qytetarve janë të drejta dhe ne i mbështesim plotësisht. Gjithashtu, për këto kërkesa dhe për shumë të tjera, të fermerëve, minatorëve, fasonëve, profesioneve të lira, ka vetëm një zgjidhje: largim i menjëhershëm i Edi Ramës, kreut të narkoshtetit.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve në mënyrë të paligjshme dhe dënimin e autorëve dhe urdhëruesve të dhunës shtazore!
© SYRI.net
Këlliçi: Më të ndyrët dhe fundërrina, janë këta civilët, skifterët e Edi Ramës do përgjigjen për krimet e tyre