Lëndimi i gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, reagon drejtuesja e AMA: Policia t’i kushtojë vëmendje sigurisë së tyre
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, ka reaguar pas lëndimit të disa punonjësve të medias gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.
Ajo u ka bërë thirrje protestuesve të tregojnë kujdes dhe përmbajtje ndaj gazetarëve e operatorëve, ndërsa i ka kërkuar Policisë së Shtetit t’i kushtojë vëmendje të veçantë sigurisë së tyre gjatë raportimit nga terreni.
“Me shqetësim kam ndjekur raportimet për lëndimin e gazetareve dhe gazetarëve dhe vështirësitë me të cilat janë përballur ekipet e medias gjatë raportimit nga protesta e sotme në Tiranë. Pas interesimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u informova se kolegët e lënduar nuk ndodhen më në ambiente spitalore. U uroj shërim të shpejtë dhe shpreh solidaritetin tim me të gjithë kolegët që po raportojnë nga terreni.
Në cilësinë e Kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive, dëshiroj të nënvizoj rëndësinë e krijimit të kushteve të sigurta për gazetaret, gazetarët dhe operatorët, si dhe të garantimit të ushtrimit të lirë të detyrës së tyre, veçanërisht në situata tensioni.
U bëj thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes dhe përmbajtje ndaj ekipeve të medias, ndërsa inkurajoj Policinë e Shtetit t’i kushtojë vëmendje të veçantë sigurisë së tyre gjatë raportimit.
Gazetaret dhe gazetarët në terren kryejnë një shërbim të rëndësishëm në interes të publikut. Puna e tyre meriton respekt, mbështetje dhe mbrojtje”, thuhet në reagimin e kreu të AMA.
Reagon ministri Ervin Demo: Pjesëmarrja në protestë nuk të bën përgjegjës, çdo veprim i policisë të jetë proporcional
Tensionet në protestë, Agjencia për Media dhe Informim: Nuk ka studentë në intubim, informacioni është i pavërtetë
Protestuesit mësyjnë Bashkinë e Tiranës, thyejnë derën dhe ndezin flakadanë brenda godinës (VIDEO)
- 21:15 Demonstratat e dhunshme në Paris, mijëra studentë dalin në protesta në të gjithë Francën
- 21:14 Reagon ministri Ervin Demo: Pjesëmarrja në protestë nuk të bën përgjegjës, çdo veprim i policisë të jetë proporcional
- 21:00 Tensionet në protestë, Agjencia për Media dhe Informim: Nuk ka studentë në intubim, informacioni është i pavërtetë
- 20:48 Protestuesit mësyjnë Bashkinë e Tiranës, thyejnë derën dhe ndezin flakadanë brenda godinës (VIDEO)
- 20:44 Ujësjellës Kanalizime Vlorë: Nesër kufizohet furnizimi me ujë, shkak ndërhyrja në rrjet
- 20:13 Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit e vet: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare