• Kontakt
Tuesday, October 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E ka dorën pak të lartë…”/ Me tufa eurosh e zarfe, sa paguhet provimi në universitetin e Vlorës

21:36 : 13/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë, më 13 tetor, rastin e denoncimit të një studenteje, e prezantuar si Arjola Lalaj, e cila është ankuar pranë redaksisë së “Stop”, duke pretenduar, se pedagogu Petrit Taraj, në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, nuk e kalonte në provim, edhe pse ajo mësonte. Bëhet fjalë për lëndën Pedagogji, në Fakultetin e Shkencave Humane.

“Stop” u interesua pranë universitetit dhe mësoi se një qytetar me emrin Artur, i cili ka një kancelari pranë institucionit, ishte personi, që sipas informacioneve të mbledhura, mund të ndërhynte për kalimin e provimit.

“Stop” iu drejtua këtij qytetari dhe ai sqaroi se duheshin 300 euro. Madje, ai pretendoi, se ishin vetë studentët ata, që e kishin rritur çmimin, pasi ishin ankuar. Ditën e provimit për sezonin e vjeshtës, më 15 shtator, u vu re profesor Petrit Taraj duke futur studentët një nga një në provim.

Një studente me një zarf në dorë tregoi se kishte përgatitur 200 euro për provimin dhe po priste një person, për t’ia dhënë, pasi nuk mund t’ia dorëzonte paratë drejtpërdrejt profesorit.

Pas disa ditësh, “Stop” u interesua pranë sekretarisë së universitetit për notën e studentes. Sekretarja na tregoi se vetë profesori Petrit Taraj ishte interesuar për t’ia hedhur notën.

Lexo edhe:

Denoncimi i Auron Tares: Shtëpia e poetit Mitrush Kuteli kthehet në vendgrumbullim mbeturinash

Denoncimi/ Muxhahedinët dalin nga kampi dhe ruajnë fëmijët pranë shkollave e kopshteve

————————————-

Episodi 1:

Qytetari: Si je?

Sekretarja: Po!

Qytetari: S’ka njeri, hë?

Sekretarja: Më duket se ka.

Qytetari: Për shembull, pedagog, mund të gjej dot?

Sekretarja: Pedagogët janë me leje.

Qytetari: Kur vijnë?

Sekretarja: Në 5-6 shtator. Nuk e di fiks, kur kthehen, por pas datës 7 shtator.

Qytetari: E marr vesh, po datat e provimeve të vjeshtës, kur do na dalin, të vjeshtës?

Sekretarja: Datat duhet të kenë dalë. Shikoni te stendat! Çfarë viti je ti?

Qytetari: Pedagogji!

Sekretarja: Shiko te stendat aty! Duhet të kenë dalë. Shtator 2026.

Qytetari: Si je? U lodhe, u mërzite? Arturi. ku e ka kancelarinë?

Roja: Turi?

Qytetari: Po, Turi!

Roja: Te pallati këtu, direkt.

Qytetari: Është ndonjë kancelari aty?

Roja: Eh, me shkallë aty!

Qytetari: Rrofsh! Faleminderit!

Episodi 2

Qytetari: Si kalove?

Turi: Ç’kemi?

Qytetari: Turi? Artur?

Turi: Po!

Qytetari: Ti je? Si je?

Turi: Mirë!

Qytetari: Kam mbesën me një provim aty te universiteti, me Petrit Taraj.

Turi: Nga je ti?

Qytetari: Unë, nga Saranda.

Turi: Nga?

Qytetari: Nga Saranda.

Turi: Po çfarë do?

Qytetari: Po të pyes.

Turi: S’më pyete ti mua, ti m’u fute direkt në temë.

Qytetari: Po ça t’i bie kshu larg e larg?

Turi: Për ça është mbesa?

Qytetari: Pedagogji!

Turi: Pedagogji? Po e ka dorën cikë të lartë ai.

Qytetari: Po një provim ka, e mbyll.

Turi: E ka dorën të lartë, them.

Qytetari: Po ça t’i bëjmë tani? Të vij në shtator, a kur të vij, më thuaj edhe…

Turi: Ik, do vijë…Do vish ti, apo do vijë mbesa?

Qytetari: Vij unë, o burrë. Vjen mbesa, si të duash ti, o burrë, s’e kemi problem.

Turi: Të vijë mbesa, por të vijë deri nga fundi i gushtit. Në shtator…

Qytetari: Kur të vijë, më thuaj datën mua!

Turi: Në shtator. Të thashë, po erdhi deri në datën 30 gusht, mirë. S’erdhi deri më 30 gusht, mos të vijë fare!

Qytetari: Sa?

Turi: E ka 300.

Qytetari: 300 euro? Vij vetë unë me atë mbesën këtu, të takoj edhe…

Turi: Nuk ka rëndësi. Thashë, deri nga fundi i gushtit. Më 1 shtator, mos hajde! Bachelor është mbesa?

Qytetari: Po! E mbaron, një provim ka. Vetëm Pedagogji. Vetëm nji. Ika!

Turi: Vetë e kanë fajin ato.

Qytetari: Jo, ka mësuar e shkreta, është përgjigjur, por kush e di, se si. Ç’rëndësi ka?

Turi: E kanë vetë fajin, se më prishën mua punë një grup aty, edhe atij bashkë edhe prandaj u ngrit dora kështu, se s’ishte kaq. Kush do, le të vijë, kush s’do…

Episodi 3

Qytetari: Erdha prapë unë, se unë i kam që i kam lekët me vete dhe po mendoja, pse mos t’i jap që tani. T’i jap unë të dhënat. Se unë i kam. E kupton? Pse mos t’i jap që tani unë ty lekët edhe… 1, 2, 100, 200, 300 ( I jepen 300 euro)

Turi: Ça e quajnë gocën?

Qytetari: Ja ta…, ma jep atë, ja një sekondë! Ma jep atë!  Arjola Lalaj. Është vit i dytë, kjo e lëndës. Pedagogji.

Turi: Ik!

Qytetari: Shkruaj vit i dytë, se do ngatërroheni, se është lënda e vitit të dytë pedagogji. Shënoje!

Turi: Të jesh mirë! Mos të vijë fare, s’ka problem. Vetëm atje të ulet atë ditë, atje, mos të ngrihet kshu!

Qytetari: Jo! Jo!

Turi: Sikur e ka paguar, hë vlla!

Qytetari: Ok! Pa merak, vetëm më mbyll hall e kaq!

Turi: Të mbyllur e ke!

Qytetari: Ok!

Turi: Ik! Mirupafshim!

Qytetari: Mirupafshim!

 

Episodi 4

Petrit Taraj: Kush ishte ai, që hyri qëparë këtu? Apo s’ka gjë, ti! Me radhë ju të tjerët! Uuuu, hajde ti!

Nxënësja: Faleminderit!

Qytetari: Për çfarë është ky këtu? Ça jep? Ça provimi?

Nxënësja 1: Pedagogji dhe hyrje në pedagogji.

Qytetari: Pedagogjia po jepet këtu?

Nxënësja 1: Po!

Qytetari: Kush ishte ai Pajtimi ishte ai?

Nxënësja 1: Petriti?

Qytetari: Petriti, Taraj?

Nxënësja 1: Po!

Qytetari: Sa i ke bërë gati më? Sa i ke bërë gati?

Nxënësja 2: Varet, sa provime ke.

Qytetari: Po nji mo, nji!

Nxënësja 2: 200 euro!

Qytetari: 200?

Nxënësja 2: Po!

Qytetari: Do ia lësh aty ti?

Nxënësja 2: Jo! Do vijë një, t’ia japi.

Qytetari: Hë hë, thashë, se do ia jepje.

Nxënësja 2: Jo, ta jepte ashtu.

Qytetari: Epo, do kishim shpëtuar të gjithë.

Petrit Taraj: E para, do fillojmë me pedagogjinë njëherë. Kush ka pedagogji, pastaj metodologjinë e mësimdhënies. Në rregull, se s’i bëj dot të dyja njëherësh. Dakord! Kush ka pedagogji, do futet për pedagogji. Të mbarojmë pedagogji, pastaj fillojmë përsëri me metodologjinë e mësimdhënies. Dakord! Kush i ka të dyja? Në rregull!

Nxënësja 3: Të dyja!

Petrit Taraj: Po mirë pra, po themi ne fillojmë me pedagogjinë të parën. Nuk mund t’i marrë njëkohësisht aty, do mbaroni, dil përjashta, pastaj do futemi për metodologjinë. Dakord! E keni çikë të vështirë sot, po ça do bëjmë.

Episodi 5

Sekretaria: Ça do bëje?

Qytetari: Si je? Ku mund  të  pyes për një notë?

Sekretaria: Notë? Ça dege?

Qytetari: Pedagogji!

Sekretaria: Me ça emri është?

Qytetari: Petrit Tare, profesori. Pedagogji! Arjola Lalaj!

Sekretaria: Kur e ka bërë? E ka bërë tani?

Qytetari: Në datë 15!

Sekretaria: Ja, ta shoh tani! Si e kishte emrin?

Qytetari: Arjola Lalaj!

Sekretaria: Nuk ka Arjola Lalaj. Ku është, në ça dege, ça masteri?

Qytetari: Pedagogji është, bachelor!

Sekretaria: Po nuk kam Arjola Lalaj. Mos e ka ndryshe!

Qytetari: Lalaj!

Sekretaria: Nuk kam Arjola Lalaj.

Qytetari: Ja pra, e mbaj mënd provimin unë, se e kam shënuar. 15. 09 e kishte, me Petritin e kishte.

Sekretaria: Më duhet emri, s’po gjej emrin. Unë kam vetëm XXX Lalaj, nuk kam emër tjetër.

Qytetari: Si e ke?

Sekretaria: XXX Lalaj. Se kam përshtypjen më kujtohet atëhere, që e kërkuam me Petritin, për ta regjistruar dhe nuk kishim një student me këtë emër. Dhe më kujtohet tani nga emri, që as Petriti nuk e gjente, për t’i hedhur notën, prandaj të them “sqaroje pak të lutem dhe hajde më thuaj”.

/Emisioni STOP

Etiketa: denoncimprovimuniversiteti i vlores

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi i Auron Tares: Shtëpia e poetit Mitrush Kuteli kthehet në vendgrumbullim mbeturinash

18:23 : 11/10/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Muxhahedinët dalin nga kampi dhe ruajnë fëmijët pranë shkollave e kopshteve

19:26 : 09/10/2026
AKTUALITET

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

12:12 : 04/10/2026
AKTUALITET

“Ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo”/ Ç’ndodh brenda Ministrisë së Energjisë? Balluku ende në pushtet pas shkarkimit

20:49 : 28/09/2026
AKTUALITET

Tabaku: Korrupsioni është “taksa e fshehtë” që rëndon mbi familjet dhe bizneset shqiptare

10:28 : 26/09/2026
AKTUALITET

30 minuta dhunë për 100 lekë/ 15-vjeçari rrëfen tmerrin në Plazhin e Durrësit

21:38 : 22/09/2026

TË GJITHA

“E ka dorën pak të lartë…”/ Me tufa eurosh e zarfe, sa paguhet provimi në universitetin e Vlorës

21:36 : 13/10/2026

Tensionet në protestë, MIA: Nuk ka studentë në intubim, informacioni është i pavërtetë

21:34 : 13/10/2026

Ky është studenti që u përball i vetëm me 6 efektivë të FNSH-së

21:19 : 13/10/2026

Studentët drejt “Rrugës së Dibrës”/ Shkatërrojnë semaforët dhe djegin koshat e mbeturinave

21:06 : 13/10/2026

Ishte duke raportuar në protestë, policia dhunon kryeredaktorin e Dosja.al

21:01 : 13/10/2026

Bardhi: Te Spitali i Traumës nuk ka asnjë polic të shtruar, vetëm qytetarë

20:58 : 13/10/2026

Shoferët me mbi nëntë vite përvojë shkaktojnë gati gjysmën e aksidenteve

20:51 : 13/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com