Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kallas: Armëpushimi për infrastrukturën energjetike kërkon angazhimin e Rusisë dhe Ukrainës

    Përhapja e lajmit për dy studentë në intubim, Agjencia për Media dhe Informim: Informacioni është i rremë

    Alarm për rrëmbim avioni në Gjermani, Eurofighter shoqërojnë fluturimin nga Korfuzi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kallas: Armëpushimi për infrastrukturën energjetike kërkon angazhimin e Rusisë dhe Ukrainës
    Botë

    Kallas: Armëpushimi për infrastrukturën energjetike kërkon angazhimin e Rusisë dhe Ukrainës

    October 13, 2026

    Bashkimi Europian mbështet një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, por kërkon që marrëveshja të respektohet nga të dyja palët. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, theksoi se një armëpushim i njëanshëm nuk mund të funksionojë.

    “Armëpushimi nuk mund të funksionojë nëse e respekton vetëm njëra palë”, deklaroi Kallas në Luksemburg, pas mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

    Ajo bëri të ditur se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare shprehën mbështetje për ndalimin e goditjeve ndaj objekteve energjetike në të dyja vendet, me kusht që edhe Moska të angazhohet për respektimin e tij.

    Kallas nënvizoi se nuk është momenti për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë. Në këtë kuadër, ajo përmendi shtimin e afro 1.600 individëve dhe subjekteve në listat e sanksioneve që synojnë kompleksin ushtarako-industrial rus. Sipas saj, masat po e bëjnë prodhimin e armëve në Rusi më të vështirë, më të ngadaltë dhe më të kushtueshëm.

    Kryediplomatja europiane njoftoi gjithashtu se gjatë kësaj jave BE-ja do të sigurojë financime shtesë për Ukrainën, të destinuara për blerjen e dronëve dhe raketave.

    Ajo përshëndeti edhe miratimin nga Kievi të legjislacionit të nevojshëm për hapjen e pritshme të dy grupkapitujve në negociatat e anëtarësimit në BE.

    Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme të respektojë një armëpushim për infrastrukturën energjetike, por paralajmëroi se do të përgjigjet nëse Rusia vijon sulmet. Sipas tij, forcat ruse kishin goditur objekte energjetike në Ukrainë, përfshirë një impiant të prodhimit të gazit.

    Kallas
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kallas: Armëpushimi për infrastrukturën energjetike kërkon angazhimin e Rusisë dhe Ukrainës

    October 13, 2026

    Përhapja e lajmit për dy studentë në intubim, Agjencia për Media dhe Informim: Informacioni është i rremë

    October 13, 2026

    Alarm për rrëmbim avioni në Gjermani, Eurofighter shoqërojnë fluturimin nga Korfuzi

    October 13, 2026

    Kaosi në Argjentinë, arbitri anulon penalltinë pasi lojtarët i tregojnë videon në telefon

    October 13, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.