Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kallas: Armëpushimi për infrastrukturën energjetike kërkon angazhimin e Rusisë dhe Ukrainës

    Përhapja e lajmit për dy studentë në intubim, Agjencia për Media dhe Informim: Informacioni është i rremë

    Rezervat e gazit në nivele të ulëta, BE mund të ulë konsumin me 7% gjatë dimrit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Trump: Putin dhe Zelenskyy duan t’i japin fund luftës, por nuk dinë si
    Botë

    Trump: Putin dhe Zelenskyy duan t’i japin fund luftës, por nuk dinë si

    October 13, 2026
    Trump shtyn për tre ditë tarifën doganore prej 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se si Vladimir Putin, ashtu edhe Volodymyr Zelenskyy, dëshirojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë, por sipas tij, të dyja palët nuk dinë si të arrijnë një marrëveshje.

    I pyetur nga gazetarët se pse beson se presidenti rus dëshiron përfundimin e luftës, Trump iu referua përvojës së tij në negociata.

    “Ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime janë marrëveshjet. Mendoj se Putin dëshiron, ndoshta”, u shpreh ai.

    Trump shtoi se armiqësia mes dy liderëve e vështirëson arritjen e një zgjidhjeje, por pretendoi se administrata e tij do t’i ndihmojë të kapërcejnë këtë pengesë.

    “Të dy duan që kjo të përfundojë dhe nuk dinë si të arrijnë deri te kjo pikë. Mes tyre ka shumë urrejtje. Ne do t’i çojmë deri aty”, tha presidenti amerikan përpara nisjes drejt Alaskës, ku kishte planifikuar një vizitë në kuadër të fushatës.

    Trump hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën.

    “Jo, nuk e kemi bërë këtë. Ne i ndihmojmë, por në të vërtetë po i ndihmojmë të arrijnë një zgjidhje përfundimtare”, deklaroi ai, duke shtuar se Uashingtoni vijon të ndajë informacione inteligjence me Kievin.

    Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kallas: Armëpushimi për infrastrukturën energjetike kërkon angazhimin e Rusisë dhe Ukrainës

    October 13, 2026

    Përhapja e lajmit për dy studentë në intubim, Agjencia për Media dhe Informim: Informacioni është i rremë

    October 13, 2026

    Rezervat e gazit në nivele të ulëta, BE mund të ulë konsumin me 7% gjatë dimrit

    October 13, 2026

    Trump: Putin dhe Zelenskyy duan t’i japin fund luftës, por nuk dinë si

    October 13, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.