I riu i lënduar tek Trauma: Policët më këputën këmbën (VIDEO)

13 Tetor 2026 | 22:24

Protesta e nisur prej më shumë se 7 orësh në Tiranë është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve.

Mbi 13 persona kanë mbetur të lënduar mes të cilëve policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë. Një prej të lënduarve ka pasuar dëmtime të rënda në këmbë.

I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania Bruna Cami teksa shoqërohej me barelë në spitalin e Traumës i riu tha se nuk kishte qenë pjesë e protestës dhe se ishte dhunuar nga policia.

“Policët, nuk isha fare në protestë”, tha ai. Burime nga spitali i Traumës thanë për Euronews Albania se gjendja e të riut paraqitet e rëndë.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin F. K., pas publikimit të videos ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga punonjësit e policisë pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën të ditur se ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën e trajtimit të të riut nga efektivët. Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj pesë punonjësve të pezulluar.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është ngritur edhe një grup i posaçëm për të verifikuar veprimet e punonjësve gjatë gjithë tubimit dhe për të analizuar nëse janë zbatuar procedurat standarde të punës. Policia thekson se çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.

Policia e Shtetit dënon aktet e dhunës, dëmtimin dhe djegien e pronës gjatë protestës, duke theksuar se këto veprime nuk lidhen me ushtrimin paqësor të së drejtës për të protestuar.

Policia u ka bërë thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune të ndalojnë menjëherë, ndërsa qytetarëve u ka kërkuar të distancohen nga personat e dhunshëm për të garantuar sigurinë e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

19-vjeçari me këmbën e thyer, pezullohet shefi i komisaritit dhe 4 policë

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin F. K., pas publikimit të...
23:20 | 13/10/2026

Protesta në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë: 7 persona po trajtohen te Trauma, mes tyre 4 protestues

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodjana Spahiu përmes një video mesazhi bëri me dije spitalin e Traumës vijojnë të marrin trajtim shtatë persona, ndërsa...
22:52 | 13/10/2026

“Policia e shtetit duhet ta kishte informacionin për dhunën”, Beçi: Po ndodh radikalizim reaktiv

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka folur në “Now” mbi përshkallëzimin e protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke vënë theksin te humbja...
22:48 | 13/10/2026