Pas pamjeve të një protestuesi që shihet me dëmtime të rënda në këmbë dhe që transportohet nga efektivët pasi humbet ndjenjat, një tjetër fotografi ështv bërë publike.

Në imazhin e publikuar, një student shfaqet me shenja të dukshme dëmtimesh, ndërsa ndodhet në spital. Pamjet shtojnë shqetësimin për pasojat e ndërhyrjes policore gjatë protestës dhe ngrenë pikëpyetje mbi përdorimin e forcës ndaj të rinjve.
Ndërkohë, rrethanat e plota të dëmtimeve dhe përgjegjësitë për secilin rast mbeten për t’u dokumentuar.













