Lajmi i fundit

LIVE/ Studentët protestë në Tiranë, policia ushtron dhunë

Deputetët e PD-së në Spitalin e Traumës: Gjendja alarmante, dhjetëra studentë të dhunuar

Deputetët e PD-së në Spitalin e Traumës: Gjendja alarmante, dhjetëra studentë të dhunuar

22:47, 13/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin informacion mbi gjendjen shëndetësore të studentëve të lënduar gjatë protestës në Tiranë.

Belind Këlliçi, Jorida Tabaku, Ledina Alolli, Gjin Gjoni, Klodjana Çapja, Greta Bardeli dhe Gent Strazimiri kanë mbërritur në spital, në një kohë kur raportohen dhjetëra studentë të dhunuar gjatë përplasjeve me policinë.

Situata në Spitalin e Traumës paraqitet alarmante, ndërsa deputetët e opozitës po ndjekin nga afër gjendjen e protestuesve të lënduar pas ndërhyrjes së forcave të policisë.

Protesta në Tiranë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes studentëve dhe policisë, ndërsa opozita ka denoncuar dhunën ndaj protestuesve dhe ka kërkuar përgjegjësi për veprimet e efektivëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco