“Zbulohet identiteti i djalit që u përplas me 6 policët”, Alibeaj: Hallall qumështi i nënës

13 Tetor 2026 | 23:16

Enkelejd Alibeaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania protestën e zhvilluar të martën në Tiranë, që nisi para Ministrisë së Arsimit dhe zgjati për disa orë me radhë, duke u përhapur në disa zona të kryeqytetit.

Alibeaj solli në vëmendje një nga të rinjtë protestues, i identifikuar si Klevin Metaj, student juridiku nga Gjirokastra, i cili u përlesh me disa efektivë përpara se të arrestohej prej tyre dhe të lidhej te disa kangjella.

“Hallall këtyre djemve, e sidomos atij djalit, kam përshtypje se forca i buroi të merrte para 6 policë, pas skafandrave të policëve ai ka parë fytyrën e Edi Ramës, nuk ka shpjegim tjetër ajo lloj force e një njeriu të dëshpëruar”, tha Alibeaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Policia e shtetit duhet ta kishte informacionin për dhunën”, Beçi: Po ndodh radikalizim reaktiv

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka folur në “Now” mbi përshkallëzimin e protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke vënë theksin te humbja...
22:48 | 13/10/2026

“Nuk dal me fytyrë sepse jam në punë”, flet protestuesi: Erdha për të ardhmen e fëmijës tim

Gazetarja Enkelejda Mema ka raportuar nga protesta në Tiranë duke shpjeguar se tensionet po vijojnë ende tashmë edhe në rrugë të tjera të vendit, duke...
22:05 | 13/10/2026

“Bashkia e Tiranës nuk ishte parashikuar”, Karamuço: Protestuesit po shpërndahen në grupe të vogla

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi protestën që po zhvillohet prej më shumë se shtatë orësh në Tiranë, duke e cilësuar situatën si të vështirë...
21:58 | 13/10/2026