Berisha dënon dhunën gjatë protestës në Tiranë: Le të bashkohemi nesër me studentët

13 Tetor 2026 | 23:28

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat në orët e vona të së martës denoncoi dhunë e policisë ndaj protestuesve në Tiranë.

Në reagimin e tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve, prindërve dhe mbështetësve të opozitës që t’u bashkohen studentëve në protestën e paralajmëruar për nesër, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.

Reagimi i plotë i Berishës

Dita e sotme dhe nata ishin dita e dhunës më të egër, shtazore, të regjimit ndaj studentëve, që nga viti 90 gjer sot.

Sot, padrino i Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama tejkaloi në dhunën e egër dhe shtazore që ushtroi ndaj studentëve në protestë paqësore, dhunën e diktatorit Ramiz Alia në dhjetor të 90 ndaj studentëve liberatorë.

Në një akt kriminal dhe pa asnjë motiv, studentë dhe studente, qytetarë të moshave të thyera, gazetarë dhe gazetare që bënin detyrën e tyre, ua agresuan në mënyrën më barbare. Ju thyen gjymtyrët, u plagosën, u çanë në kokë, u goditën dhe morën plagë në gjoks, në gjithë trupin. Në dhjetra e dhjetëra raste.

Dëshmitarë okularë kanë dërguar video, të cilat faktojnë barbarinë mbi qytetarin duke i thyer gjymtyrët, në kohën kur ai nuk po kryente asnjë akt ndaj askujt. Dhe e morën pa ndjenja dhe e plasën në makinën e tyre. Të tjerëve, banorëve, u kanë hedhur në ballkon bombolat e gazit. Situata sonte ishte ajo e një terrori të paparë. Protesta studentore e thirrur nga studentët dhe sindikata e universiteteve mori mbështetje të madhe popullore nga qytetarët.

Dhe Edi Rama i tmerruar, zgjodhi dhunën e egër ndaj studentëve. Shprehu urrejtjen e tij të pakufijshme ndaj tyre. Janë me dhjetëra të shtuar në spital. Deputetë të PD-së, kanë ndjekur me shqetësim të madh gjendjen e të plagosurve.

Qarkullojnë në lajme të pakonfirmuara, të cilat nuk i bëj publike deri sa të konfirmohen. Por dhuna e egër, thyerja e kofshëve, çarja e kafkave, plagë të tjera mbi protestuesit janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe e Ervin Demos.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë dhunë të pashembullt, ftoj të gjithë anëtaret dhe aktivistët e PD-së, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë pavarësisht bindjeve politike, ftoj pridërit e cdo të riu të vendit, të mbështesin protestën e tyre dhe kërkesën për largimin e Edi Ramës

Nesër në orën 14 para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë nevojë për mbështetje, ndaj le të bashkohemi nesër, studentë, prindër, të rinj, qytetarë, si të pamposhtur. Si qëndruan sot, si luan të vërtetë mbrojtën kërkesën e tyre.

Kjo është fytyra e regjimit ndaj rinisë, nesër të gjithë në mbështetje të studentëve, nesër është dita e studentëve dhe atyre

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

19-vjeçari me këmbën e thyer, pezullohet shefi i Rendit në Komisariatin nr. 1 dhe 4 policë

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin F. K., pas publikimit të...
23:20 | 13/10/2026

Protesta në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë: 7 persona po trajtohen te Trauma, mes tyre 4 protestues

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodjana Spahiu përmes një video mesazhi bëri me dije spitalin e Traumës vijojnë të marrin trajtim shtatë persona, ndërsa...
22:52 | 13/10/2026

“Policia e shtetit duhet ta kishte informacionin për dhunën”, Beçi: Po ndodh radikalizim reaktiv

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka folur në “Now” mbi përshkallëzimin e protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke vënë theksin te humbja...
22:48 | 13/10/2026