Berisha: Nesër në orën 14:00 të gjithë te Ministria e Arsimit. Studentët kanë nevojë për mbështetjen e qytetarëve

Gjatë konferencës për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje që nesër në orën 14:00 tek Ministria e Arsimit të mblidhen të gjithë demokratët, qytetarët, pavarësisht nga bindjet politike, të gjithë prindërit e studentëve dhe çdo të ri të vendit të mbështesin protestën e studentëve.

‘Studentët kanë nevojë për mbrojtjen e qytetarëve, për mbështetje. Ndaj dhe le të bashkohemi nesër student, prindër, të rinj, qytetarë, si të pamposhtur, siç qëndruan sot studentët që sfiduan të vërtetë, mbrojtën kërkesat e tyre.’, theksoi Berisha.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Sali Berisha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë me dhjetëra të shtruar në spital. Deputetë të Partisë Demokratike kanë ndjekur me shqetësim të madh gjendjen e të plagosurve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qarkullojnë dhe lajme të pakonfirmuara, të cilat nuk i bëj publike gjersa të konfirmohen.

Por dhuna e egër, thyerja e kofshëve, e kërcinjve, çarja e kafkave, plagë të tjera mbi protestuesit janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Fytyra e vërtetë e Ervin Demos.

Imagjinoni shqiptarë kush ka qenë zëvendësministër i arsimit. Se çfarë turpi, çfarë krimineli ka qenë në arsim.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë dhunë të pashembullt, ftoj të gjithë anëtarët dhe aktivistët e Partisë Demokratike, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet politike, ftoj të gjithë prindërit e studentëve dhe çdo të ri të vendit të mbështesin protestën e studentëve, kërkesën e tyre për largimin e Edi Ramës nesër në të njëjtën orë, në ora 14:00 para Ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë nevojë për mbrojtjen e qytetarëve, për mbështetje. Ndaj dhe le të bashkohemi nesër student, prindër, të rinj, qytetarë, si të pamposhtur, siç qëndruan sot studentët që sfiduan të vërtetë, mbrojtën kërkesat e tyre.

Shpresoj dhe uroj që kjo dhunë barbare të marrë dënimin e merituar nga e gjithë rinia universitare dhe parauniversitare, por edhe ajo në punë.

Kjo është fytyra e regjimit ndaj rinisë. Nesër të gjithë në mbështetje të studentëve.

Nesër është dita e studentëve dhe e atyre që mbështesin kauzën studentore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?