Tiranë - Një apartament te pallati i banesave sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës. Zjarri ka shkaktuar panik te qytetarët, ku dy prej tyre kanë tentuar, njëri i mitur, kanë tentuar të hidhen nga dritarja.
Zjarrfikësit kanë shuar, zjarrin teksa kanë evakuuar edhe banorët që jetonin aty.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet edhe një moment kur zjarrfikësi shpëton një vajzë po tentonte të dilte nga dritarja dhe e evakuon, teksa qytetarët që ndodhen jashtë godinës duartrokasin. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.








Komente
Komento