Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimi i motit, 14 Tetor 2026

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen herë pas here në zonat malore në lindje të vendit, kryesisht deri në orët e mesditës.

Të lidhura

None found

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi Veriperëndim-Verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s.

Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 22 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 3-4 ballë.

 


Shtuar më 14.10.2026 07:26

Quantcast