Qeveria e Kosovës shqyrton sot dhjetë çështje në mbledhjen e radhës

Mbledhja e radhës e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbahet sot, me një agjendë që përmban gjithsej dhjetë pika, përfshirë projektligje, propozim-vendime dhe tema të tjera institucionale.

Të lidhura

None found

Ministrat pritet të diskutojnë Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, si dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Mes pikave të rendit të ditës është edhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për periudhën 2026–2028.

Gjithashtu, në shqyrtim do të jenë ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Qeveria pritet të trajtojë edhe propozim-vendimet që lidhen me autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.


Shtuar më 14.10.2026 07:32

Quantcast