Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore në lindje do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht deri në orët e mesditës.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here, ajo pritet të forcohet deri në 22 m/s.
Në det parashikohet valëzim me forcë 3–4 ballë.












