Raketë balistike ruse godet një kompleks banimi në Kiev, vijojnë sulmet në Ukrainë

Një raketë balistike ruse ka goditur një kompleks banimi në Kiev, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa theksoi se objektivi kryesor mbetet sërish infrastruktura energjetike e qytetit.

“Sipas vlerësimeve tona, rusët po përgatisin një sulm të ri në shkallë të gjerë”, deklaroi Zelensky.

Të lidhura

None found

Këshilltari i Zelenskyt, Dmytro Litvin, konfirmoi se nuk pati asnjë paralajmërim për sulmin me raketa balistike.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se forcat ruse kishin goditur një ndërtesë të lartë apartamentesh dhe se ekipet e shpëtimit ishin nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes.


Shtuar më 14.10.2026 08:11

Quantcast