VIDEO/ Policia merr nën kontroll zyrat e Halk TV në Stamboll dhe ndërpret transmetimin drejtpërdrejt

Autoritetet turke zhvilluan sot një operacion në selinë e Halk TV në Stamboll. Policia mori nën kontroll stacionin televiziv, i cili është pranë opozitës, dhe ndërpreu programin që po transmetohej drejtpërdrejt.

“Policia ndodhet brenda godinës së Halk TV. Një komisioner është caktuar për të marrë drejtimin e stacionit. Transmetimet e drejtpërdrejta janë ndërprerë”, njoftoi televizioni në platformën X.

Të lidhura

None found

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë punonjësit e Halk TV të grumbulluar jashtë ambienteve, ndërsa policia nuk i lejon të hyjnë në ndërtesë. Një tjetër pamje e shpërndarë në internet dokumenton çastin kur programi u ndërpre papritur.

Sipas mediave turke, policia hyri në godinë rreth orës 05:30 të mëngjesit dhe kreu kontrolle. Edhe rruga përpara stacionit u bllokua.

Suat Toktas, drejtori i përgjithshëm i lajmeve të Halk TV, u përpoq të mundësonte vijimin e transmetimit duke kontaktuar drejtuesin e emëruar të administratës, por përpjekja nuk pati sukses.

Ngjarja nxiti reagime në Turqi. Përfaqësues të opozitës e dënuan ndërhyrjen, duke e cilësuar si goditje ndaj lirisë së shtypit.


Shtuar më 14.10.2026 08:45

Quantcast